Fotografja franceze View larger

Fotografja franceze

Natasha Lester OMBRA0411

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani "Fotografja franceze" është bazuar në  historinë e pabesueshme por të vërtetë të modeles së revistës Vogue Lee Miller, e cila u kthye në një nga fotoreporteret e para femra të luftës.

More details

1099 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928064455

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Manhattan, Paris, 1942: Kur Xhesika Mej ishte në majën e suksesit si modele, karriera e saj ndërpritet papritur, duke u caktuar në frontin e luftës në Evropë si fotoreportere për revistën Vogue. Por kur arrin në front, paragjykimet e ushtarëve ia bëjnë jetën shumë të vështirë. Tre miq ndikojnë dukshëm në jetën e saj: gazetarja Marta G. e cila e ndihmon që të përshtatet me rregullat e luftës, parashutisti Deni H. që e dërgon në shumë vende të për të fiksuar foto dhe ngjarje historike me rëndësi, dhe Viktorina, një vajzë e re, e rritur në një spital fushor, që i rrëfen historinë e dashurisë e saj.

Por edhe suksesi e ka një çmim.

Francë, 2005: Kuratorja australiane Darsi H. mbërrin në një vilë të bukur për të menaxhuar një koleksion të famshëm fotografish nga lufta. Ajo që fillon si një punë rutinë kthehet në një shqetësim të madh për të, sepse, zbulon identitetin e vërtetë të fotografes misterioze... e cila ka dikumentuar gjithë historinë e nënës sësaj Viktorina.

REVIEWS 

Një gërshetim i mrekullueshëm i personazheve, ngjarjeve, vendeve reale dhe një dashuri e prekshme për modën si një përrallë magjepsëse

- Herald Sun –

Lester ka rrëfyer me elegancë historinë e njërës prej modeleve më të famshme të kohës Lee Miller [nëpërmjet Xhesit], e cila u bë fotoreportere lufte. [Është e njohur fotoja ikonike e saj duke u larë në vaskën e Hitlerit]. Kjo zgjedhje befasuese, është një homazh, për gratë që u bënë pjesë e frontit të luftës, ashtu si Marta [Martha Gellhorn] ish bashkëshortja e Ernest Heminguejit. Këto janë gjurmë të rëndësishme që shumë gra kanë lënë përgjatë historisë, sidomos në luftën e dytë botërore.

"Fotografja franceze" është realist mbi efektet që pati lufta në jetën dhe në marrëdhëniet e njerëzve.

__Kate Forsyth

Duke kaluar nëpër Itali dhe Francë, në një Evropë të shkatërruar nga zjarret dhe tmerret e luftës, "Fotografja franceze" është një roman që i dedikohet disa prej personazheve të famshëm dhe kurajoze të kohës, lidhjeve të ngushta familjare dhe historive emocionuese të dashurive.

Ky roman është i ndërtuar në dy kohë [me një stil tipik] dhe i shkruar me shumë vërtetësi nga shkrimtarja e famshme e romaneve "Sekreti i Parisit" dhe "Rrobaqepsja e Parisit".

__Herald Sun

"Roman i  mrekullueshëm, i ngarkuar me shumë emocione, i paharrueshëm".

__Publishers Weekly

"Një 'fiction' historik' nga më të mirët..."

__Who Weekly

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928064455
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSidita Dano- Hoxhiq
RomanSagë&Histori
I ri1