Të shesësh shpirtin - zanati i librashitësit View larger
Pjesë nga libri

Te shesesh shpirtin - zanati i librashitesit

Romano Montroni TO0366

New product

Përshkrim i shkurtër

Duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e bukur.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277015

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të lexosh Romano Montronin, që flet për zanatin e librashitësit, është pak a shumë si të lexosh Danten që shpjegon se si shkruhet një poemë me tri kantika, Cellini-n që flet për zanatin e argjendarit, ose për të qenë më modest, Landru-në, që tregon si të vrasësh gruan. Domethënë, bëhet fjalë për të shijuar përvojën e një njeriu që këtë zanat di ta bëjë, madje më mirë nga të gjithë.

Meqenëse Montroni ka përmbledhur jo vetëm përvojat e tij të punës, por edhe mënyrën se si ia ka përcjellë ato të rinjve, që duan t’i afrohen botës së botimit.

Fatmirësisht, libraritë e sotme janë vende ku njerëzit mund të zbulojnë libra që nuk i njihnin, t’i shohin, t’i prekin, por, mbi të gjitha, janë vende ku gjenden punonjës që përmes kompjuterit dinë të të thonë se cili ishte titulli që kishe harruar, nëse libri ka mbaruar vërtet, a nëse ekziston një botim i ri i tij.

Natyrisht, kjo ndryshon edhe figurën, nuk po them të drejtorit, por të vetë punonjësit, të cilit i kërkohet kompetenca e një të diplomuari. Ja pse Montroni merr përsipër t’u mësojë të rinjve, që po specializohen e që kanë një formim të mirë, atë çka, njëherë e një kohë, mendohej thjesht si një punë ekzekutive.

Me pak fjalë, në dhjetëvjeçarët e fundit është verifikuar në të gjithë botën, por fatmirësisht edhe në Itali, një revolucion në vetë konceptin e librarisë, dhe Montroni ka qenë një nga protagonistët e tij.

Libri “Të shesësh shpirtin: Zanati i Librashitësit mund të kuptohet vetëm si një manual për ata që duan të bëhen librashitës dhe, si i tillë, do të ishte i mjaftueshëm. Por, meqenëse libri trajton një lloj “filozofie” të librarisë, besoj se mund të jetë interesant për këdo që shkon në librari si klient; shërben për të ditur se çfarë mund të presë, e madje se çfarë duhet të pretendojë, si dhe për të kuptuar se çfarë pune e ndërlikuar, çfarë kompetencash kulturore e sa dije diplomatike fshihen pas atij që, në pamje të parë, duket vetëm si një prezantim mallrash.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928277015
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElona Zeraliu