Ne arrati me shpirtra qe nuk shuhen

Rezarta Reçi BAO0447

New product

Përshkrim i shkurtër

Këtu janë përfshirë arratitë më të bukura dhe më të ndjera që ka përjetuar autorja e librit me njerëzit e letrave, shkrimtarë, gazetarë, koreografë, piktorë, mjekë, sportistë, etj. Kjo është një arrati tjetër, e rrëfyer plot ndjeshmëri dhe mjeshtri nga gazetarja Rezarta Reçi

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928029935

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shuhen ngadalë e në heshtjen vetmitare, me pasurinë e botës shpirtërore, e ëndrra kyçur sirtarëve, që nuk u hapën, me penelata të lëna përgjysmë, pothuajse harruar nga koha që rrjedh pambarimisht, shuhen sikur të mos kishin qenë….Por…

Fillimet janë të çuditshme. Arratitë po ashtu. Të çuditshme dhe të mrekullueshme! Rishikimi i fragmenteve të xhiruara më lejon të ritakoj njerëz të dashur, me kontribute të rëndësishme në evoluimin intelektual e shpirtëror të vendit ku jetojmë, të dëgjoj zërin e tyre, timbrin e ndryshëm, mendimet e ndryshme, eksperienca të ndryshme.

Bashkuar nga pasioni i njëjtë, shfaqur në fusha të bukura si aktrimi, shkrimtaria, gazetaria, koreografia, piktura, mjekësia, regjisura, sporti, shkenca etj. Më bëjnë të vë buzën në gaz me përgjigjet e tyre, të rijetoj takimet dhe momentet e bukura të kaluara me to, të kaloj me mend hartën gjeografike të shtëpive ku kam trokitur, të dyerve që më janë hapur, të ambienteve ku kam xhiruar, të atmosferës që endej ajrit.

Njëkohësisht të rivlerësoj kohën e paçuar dëm, t’u jem mirënjohëse që udhëtuan një copëz kohë me mua, që më besuan rrëfimet tyre shpirtërore dhe të thella, duke më bërë pjesë të jetës së tyre aktive, mirënjohëse që më ridimensionuan përmes rrugëtimit individual personal dhe profesional, përmes një komunikimi që vazhdon… sepse çuditërisht tek i ri shoh, më bëjnë të besoj se po i ri takoj sërish si shpirtra që nuk shuhen…

Gjendet gjithmonë dikush që të të shpëtojë nga mos harrimi!

Thuaj pastaj që kësaj bote i mungon ekuilibri…

Rezarta Reçi

Data sheet

pages140
ISBN9789928029935
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1