Antenat e epokës sime View larger

Antenat e epokes sime

Anteos Hrisostomidhis TO0275

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër – ashtu si edhe emisioni televiziv me të njëjtin titull, ku u mbështet – nuk u drejtohet vetëm adhuruesve të letërsisë, por një publiku më të gjerë, i cili mbetet i ndjeshëm kundrejt problemeve dhe shqetësimeve të kohës sonë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994319244

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Duke hedhur në letër intervistat që, qoftë vetëm e qoftë me Mikela Hartularin, mori nga 33 shkrimtarët e shquar të këtij vëllimi, Anteos Hrisostomidhis e drejton vështrimin çdo herë mbi një çështje të caktuar, në varësi të interesave të bashkëbiseduesit.

Shumë çështje që kanë të bëjnë me kohën tonë – problemet e demokracisë në botën perëndimore, fanatizmi fetar, problemi i nacionalizmave, kriza e vlerave morale, racizmi, traumat historike të Europës, liria seksuale – ndërthuren vazhdimisht me çështje që kanë të bëjnë me letërsinë, të ardhmen e saj, ndikimin e saj pozitiv a, ndonjëherë, negativ te shoqëria. Një shëtitje nëpër një botë magjike, shkruar pothuajse në formë romani.

Pjesë nga libri:

Feja është letërsia e parë e njerëzimit. Le të marrim Ungjillin e Krishtlindjeve: në shpellë, foshnja, Shën Mëria, Jozefi, barinjtë, yjet. Kjo është letërsia më e epërme që mund të shkruhet, apo jo? Dhe ajo që kanë të përbashkët feja dhe letërsia është – besoj unë – se, që të ekzistojnë, duhet t’i besosh. Te matematika nuk është nevoja të besojë njeriu, por, te feja dhe te letërsia, po. Për mua, të besosh në diçka është një aftësi, është si puna e asaj që themi “vesh muzike”. Jo të gjithë kanë vesh muzike, dikush e ka më të mirë, dikush më të keq. Natyrisht, është e domosdoshme dhe e mundshme që njeriu ta stërvitë, ta edukojë veshin muzikor. Flas nga përvoja… E njëjta gjë, ma ha mendja, vlen edhe për leximin. Unë them gjithmonë se të lexosh është njëlloj si të luash muzikë. Të lexosh një roman është njëlloj si të luash një sonatë, të nxjerrësh tinguj nga tastet bardhë e zi… Njëlloj edhe kur lexon. Çdo lexues lexon romanin e tij; duke lexuar romanin e një tjetri, krijon romanin e vet.

Data sheet

pages496
ISBN9789994319244
Shtëpia botueseToena
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiRomeo Çollaku