Carere Patria - Mungesa e Atdheut View larger

Carere Patria - Mungesa e Atdheut

Migjen Kelmendi BCA012

New product

Përshkrim i shkurtër

Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej

490 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një ndjenjë latente apatridi gjithmonë e ndjeja në vete. Isha i mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe. Kështu shkruan në faqe të parë të këtij libri autori, Migjen Kelmendi, lindur e rritur në Prishtinën e viteve jugosllave, fill pas udhëtimit të parë në Shqipëri, në fillimin e viteve '90. Në këtë tekst sa dokumentar aq edhe filozofik, sa prekës aq dhe kritik, ai gërsheton me mjeshtëri eseistikën me fiksionin, duke na dhënë një libër që trajton një nga çështjet më akute e dramatike të shqiptarëve të sotëm: për ata shqiptarë që rrojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë e që përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre, Shqipëria a do të dijë vallë të jetë Atdhe?

Data sheet

pages84
Published year1998
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër