Migjen Kelmendi BCA012
Libër i ri
Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
Një ndjenjë latente apatridi gjithmonë e ndjeja në vete. Isha i mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe. Kështu shkruan në faqe të parë të këtij libri autori, Migjen Kelmendi, lindur e rritur në Prishtinën e viteve jugosllave, fill pas udhëtimit të parë në Shqipëri, në fillimin e viteve '90. Në këtë tekst sa dokumentar aq edhe filozofik, sa prekës aq dhe kritik, ai gërsheton me mjeshtëri eseistikën me fiksionin, duke na dhënë një libër që trajton një nga çështjet më akute e dramatike të shqiptarëve të sotëm: për ata shqiptarë që rrojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë e që përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre, Shqipëria a do të dijë vallë të jetë Atdhe?
| Faqe | 84 |
| Viti i Botimit | 1998 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Migjen Kelmendi vjen para lexuesit me nje roman te ri, i shkruar ne dialektin geg, si nje sprove per te deshmuar se standardi nuk e rrok fuqine e dialektit per te rrefyer gjendje, ndjesi dhe bote te sterholluara shpirterore dhe mendore. Ky roman eshte hedhur ne qarkullim nga UET Press