Shqiptarët para pasqyrës View larger

Shqiptaret para pasqyres

Alan Andoni MEP0011

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve, i shkruar në këndvështrimin sesi na sheh ne një anglez si Alan Andoni. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shesh ironik. Aq i veçantë është libri dhe autori njëherësh, saqë, panairin e librit 2016 u shndërruan në ngjarje....

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928082381

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rret librit

Si i sheh shqiptarët një anglez!? Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shpesh ironik.

Autori i librit Alan Andoni kaloi vitet e shkollimit të tij në Angli, Irlandën e Veriut dhe Skoci. Interesi i tij ndaj gjithçkaje shqiptare filloi në vitet ‘70, si një dëgjues i përkushtuar i transmetimeve të huaja në radio. Radio Tirana ishte veçanërisht e pëlqyer për të, për shkak të rrëfenjave surrealiste, por me plot emocion.

Vizitat përgjatë viteve në Shqipëri, e bindën se ajo ka diçka që të bën për vete, e cila është njëkohësisht pozitive dhe infektuese, për këdo që harxhon sado pak kohë të mjaftueshme atje. Ai kupton se ka një lloj alergjie ndaj planifikimeve të hollësishme, një dëshirë të zjarrtë për spontanitetin dhe një prirje për të kryer veprime të rastësishme mirësie. Ai, gjithashtu, përpiqet të bëj disa punë njëherësh, por si një mashkull i Europës Veriore, nuk e ka të lehtë këtë gjë.

Thanë për librin

Lexuesi përballet me figurën e përgjithësuar të shqiptarit që autori e ka vizatuar pas përvojës së tij në Shqipëri, e cila merr jetë sepse është vizatuar me dashuri, ironi dhe vërtetësi.

Fatos Lubonja, opinionist, shkrimtar

Duke lexuar këtë libër, në shumicën dërrmuese të pjesëve te tij gjeta veset vetjake dhe/ose te personave të tjerë, shqiptarë 24 karat, që i njoh personalisht e prej kohesh... Një libër që lexohet me endje dhe jep mundësinë të reflektosh e të përmirësohesh.

Artan Hoxha, analist

Të thëna me dashuri nga një autor i huaj, uroj që shqiptari të ndryshojë ato që mund të ndryshohen në sjelljen e tij dhe të ruajë ato që ka ditur t’i ruajë në shekuj!

Zamira Çavo, pedagoge

Ky libër është një hulumtim, i parë nga një sy i tretë, i një britaniku, i cili na fton të shtegtojmë në një hartë të vizualizuar prej tij, plot shtresëzime, sjelljesh e mentalitetesh, ngjashmërish e kundërshtish.

Kujtim Çashku, kineast

Ja se çfarë thotë autori për librin që ka ardhur në shqip nga MediaPrint: shikoje edhe këtu

Data sheet

pages135
ISBN9789928082381
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIda Zerva