Alan Andoni MEP0011
Libër i ri
Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve, i shkruar në këndvështrimin sesi na sheh ne një anglez si Alan Andoni. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shesh ironik. Aq i veçantë është libri dhe autori njëherësh, saqë, panairin e librit 2016 u shndërruan në ngjarje....
902 Artikuj
Shtëpia Botuese | MediaPrint | |
ISBN | 9789928082381 | |
Rret librit
Si i sheh shqiptarët një anglez!? Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shpesh ironik.
Autori i librit Alan Andoni kaloi vitet e shkollimit të tij në Angli, Irlandën e Veriut dhe Skoci. Interesi i tij ndaj gjithçkaje shqiptare filloi në vitet ‘70, si një dëgjues i përkushtuar i transmetimeve të huaja në radio. Radio Tirana ishte veçanërisht e pëlqyer për të, për shkak të rrëfenjave surrealiste, por me plot emocion.
Vizitat përgjatë viteve në Shqipëri, e bindën se ajo ka diçka që të bën për vete, e cila është njëkohësisht pozitive dhe infektuese, për këdo që harxhon sado pak kohë të mjaftueshme atje. Ai kupton se ka një lloj alergjie ndaj planifikimeve të hollësishme, një dëshirë të zjarrtë për spontanitetin dhe një prirje për të kryer veprime të rastësishme mirësie. Ai, gjithashtu, përpiqet të bëj disa punë njëherësh, por si një mashkull i Europës Veriore, nuk e ka të lehtë këtë gjë.
Thanë për librin
Lexuesi përballet me figurën e përgjithësuar të shqiptarit që autori e ka vizatuar pas përvojës së tij në Shqipëri, e cila merr jetë sepse është vizatuar me dashuri, ironi dhe vërtetësi.
Fatos Lubonja, opinionist, shkrimtar
Duke lexuar këtë libër, në shumicën dërrmuese të pjesëve te tij gjeta veset vetjake dhe/ose te personave të tjerë, shqiptarë 24 karat, që i njoh personalisht e prej kohesh... Një libër që lexohet me endje dhe jep mundësinë të reflektosh e të përmirësohesh.
Artan Hoxha, analist
Të thëna me dashuri nga një autor i huaj, uroj që shqiptari të ndryshojë ato që mund të ndryshohen në sjelljen e tij dhe të ruajë ato që ka ditur t’i ruajë në shekuj!
Zamira Çavo, pedagoge
Ky libër është një hulumtim, i parë nga një sy i tretë, i një britaniku, i cili na fton të shtegtojmë në një hartë të vizualizuar prej tij, plot shtresëzime, sjelljesh e mentalitetesh, ngjashmërish e kundërshtish.
Kujtim Çashku, kineast
Ja se çfarë thotë autori për librin që ka ardhur në shqip nga MediaPrint: shikoje edhe këtu
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 135 |
ISBN | 9789928082381 |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ida Zerva |
Një shikim dhe trajtim teorikisht kompleks nga pikëpamja sociale, demografike, urbane, kulturore është tërë lënda e gjërë e librit “Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane”. Zgjerimi qyteteve, “shqyerja” e këmishës urbane, problemet e bashkëjetesës, të heterofobisë urbane, komunikimit qytetar dhe ndërtimit të komuniteteve qytetare, janë disa nga...
Romani “I rrëmbyeri” i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e...
Veper e autorit malazez Mark Milani (1833 - 1901) i cili ka pershkruar karakterin dhe zakonet e jetes se malesoreve shqiptare ne fundin e shekullit XIX. Edhe pse ai ka luftuar kunder malesoreve shqiptare, ai perseri eshte realist ne pershkrimet e tij.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për...
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.