Marredheniet midis Turqise, Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut View larger

Marredheniet midis Turqise, Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut

Mehmet Bulut (redaktor) MAS0045

New product

Përshkrim i shkurtër Ky botim i përgatitur nga profesori turk Mehmet Bulut, është një përmbledhje prej 14 studimesh nga akademikë të ndryshëm turk, shqiptarë e maqedonas që trajtojnë marrëdhëniet historike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319708

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky botim i përgatitur nga profesori turk Mehmet Bulut, është një përmbledhje prej 14 studimesh nga akademikë të ndryshëm turk, shqiptarë e maqedonas që trajtojnë marrëdhëniet historike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh pozicionin strategjik gjeopolitik të këtyre vendeve, marrëdhëniet e tyre në histori paraqesin një lloj njëtrajtshmërie në aspektin kulturor, shoqëror e politik si një pjesë e pandarë e historisë së qytetërimeve lindore dhe perëndimore. Gjurmë të tilla gjenden në historinë e përbashkët ligjore, kulturore dhe shoqëroreekonomike përgjatë periudhës osmane të cilat ruhen në trajtë të dokumentuar në arkiva të ndryshme në të gjithë Turqinë dhe vendet e Ballkanit. Në këtë vëllim paraqiten studime të cilat fokusohen në marrëdhëniet e ndryshme të këtyre rajoneve në dy shekujt e fundit, në ditët e sotme si dhe paraqitjen e supozimeve për vazhdimësinë e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Në secilin prej studimeve të përfshira në këtë botim, trajtohen tema të ndryshme të marrëdhënieve mes këtyre tri vendeve si: historia, letërsia, artet dhe dituria akademike; statusi i identitetit kolektiv në periudhën e vonë osmane, në kuadër të lëvizjeve nacionaliste në secilin rajon; sfidat e historisë shoqërore bashkëkohore me fokus marrëdhëniet ndëretnike; politikën e jashtme turke ndaj vendeve të Ballkanit dhe Maqedonisë së Veriut në veçanti; ndikimin e globalizimit dhe integrimit e bashkëpunimit; efekti i të drejtave të pakicave në transformimin politik dhe ekonomik të Ballkanit; si dhe çeshtjet e investimeve ekonomike dhe të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, me përqëndrim të veçantë në territoret e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages272
ISBN9789928319708
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Poshka