Adresa e mbijeteses View larger

Adresa e mbijeteses

Nexhat Çoçaj MAS0001

New product

Përshkrim i shkurtër Libri i prof. Nexhat Çoçaj Adresa e mbijetesës, kontributi i xhamisë së Krumës në luftën e UÇKsë është një vepër e cila kërkon të ndriçojë rolin historik, kombëtar e humanitar të institucionit fetar, xhamisë së Krumës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319265

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri i prof. Nexhat Çoçaj Adresa e mbijetesës, kontributi i xhamisë së Krumës në luftën e UÇKsë është një vepër e cila kërkon të ndriçojë rolin historik, kombëtar e humanitar të institucionit fetar, xhamisë së Krumës. Kjo vepër shërben si një dëshmi për kontributin e këtij institucioni si një vend shprese mes popullatës shqiptare, asaj të Kosovës e asaj të Shqipërisë, e ndarë nga një kufi historik. Kjo dëshmi ka si bosht qëndror kohën e luftës në Kosovë, dhe gatishmërinë e xhamisë, klerit të atjeshëm musliman dhe gjithë popullatës së Krumës në pranimin dhe ngrohtësinë ndaj vëllezërve kosovarë dhe sidomos UÇKsë (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës). Në pesë kapituj jepen të dhëna dhe rrëfime në vazhdimësi. Libri, në kapitullin e parë, nis me një përshkrim të krahinës së Hasit, me shtrirjen e besimit islam atje, e me një historik të hershëm të xhamisë së Krumës. Kapitulli i dytë, është një ndërthurje e rrëfimeve, biografive, tregimit të rinisjes së jetës fetare pas ndërrimit të sistemeve, dhe të pranisë së UÇKsë në Has. Vuajtjet e të dëbuarve nga Kosova, pritja e tyre në xhaminë e Krumës, si qendër informacioni, si objekt ku mblidhen drejtues ushtarakë të UÇKsë, përshkruhet në kapitullin pasardhës. Kthimi i saj në qendër mjekësore dhe spital, lexohet në kapitullin e fundit, ku rrëfimet e shumta e bëjnë të prekshëm realitetin e asaj kohe të vështirë dhe heroike. Shumë pjesë të librit janë rrëfyer përmes zërit të protagonistëve e dëshmitarëve të atyre kohëve. Xhamia e Krumës si zyrë informacioni, si spital fushor, si pikë qëndrimi e ushtarakëve kosovarë, si pritëse e përcjellëse, është historia e një objekti kulti me mision fetar dhe atdhetar.

Data sheet

pages608
ISBN9789928319265
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë