Xhevahir Lleshi A-004458
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928261939 | |
“Sa fjalë të bukura shqiptohen në kishë», mendonte Sajmir Strati.
Do të ishte ideale që një nga fasadat e mëdha të katedrales «Nëna Terezë» të bëhej ky mozaik. Nuk mendoj kurrgjë tjetër. Figura e madhe, madhështore, në një lutje të nxehtë me zë të ulët. Dhe kori këndon, kori i grave të holla, me pamje ngasëse, fshehur bukur në buzagazin e çmendur e fin, të bëjnë të mendohesh thellë. Ato krijojnë atmosferën që lutja të ndihet, të përcillet tek fëmijët e pangrënë, të gjymtuarit, të lodhurit, të pashpresët...
Nënë Tereza shtrëngon duart me përulësi të mrekullueshme, një pikë loti në faqet e rreshkura ku ndihet fort që luftonte thellë e pa pushim. Gjithçka kullonte si ujë. Ç’ndodh, thotë me vete Nëna e Shenjtë, a do të mundem vallë që kjo lutje të pranohet?
Po sikur të mos jetë e mundur? Si do të jetë e mundur, momentin e duhur, pëshpëriti një lutje tjetër, i duhet madje të mbahet më fort tek mendimi i ngulitur, sikur t’ia dinim vlerën dhe ta duronim, do të ishte më bukur, do të luhej ende po ai rol i shpifur në teatër, meqenëse i është mbushur mendja se vetëm me lojë mund të shtyhet jeta...
E tërhoqa paksa fillin e arsyetimit në mënyrë të çuditshme dhe vijonte të pyeste me zë të ngashëryer: Për kë flasin njerëzit atje, për kë? Ja, për atë që ndihem më ngushtë, që i mbaj qerpikët ulur, sikur të lutesha në të ftohtë, që pika të mbetet e tkurrur sa s’ka mu në lule të ballit, të mendimit...
Dhe mbetet e kredhur rëndë pa sy e pa veshë, e ngrirë në formën e lutjes...
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 310 |
| ISBN | 9789928261939 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Paraadoleshenca është një libër psikologjik që i kushtohet moshës 12 - 15vjeç, situatave që krijohen, dukurive të shumta psikologjike, shoqëruar me shembuj të shumtë, analiza të ndryshme, vlerësime, shqyrtime praktike dhe formulime teorike të rëndësishme për këtë moshë dhe për mësuesit, prindërit, lexuesit e zakonshëm, por edhe studentët që përgatiten për...
Libri me ese të psikologjisë sociale «Anatomia e melankolisë sociale» është botimi më i ri i Xhevair Lleshit. Libri përmbledh ese të socialpsikologjisë në fusha të ndryshme të jetës
Libri «Struktura e personalitetit njerëzor» i autorit Xhevair Lleshi, vjen si një i tërë, duke ndërthurur teoritë e personalitetit nga psikologë të mëdhenj mbi strukturën dhe e gjithë kjo e shoqëruar me shembuj mjaft interesant të miteve të botës së vjetër dhe të kohës sonë
Libri me ese, rrëfime, ditarë dhe analiza historike «Berati, Betlehemi shqiptar», i autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht qytetit të Beratit, historisë së tij prej mbi dy shekuj e gjysmë, kulturës së tij të lashtë, duke prekur disa nga elementet më të qenësishëm. Interesi nuk shkëputet nga faqja e parë tek e fundit. Po të kujtosh këto histori...
Monografia «Plaku i Shqipes Babë Dudë Karbunara», e autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht jetës dhe veprës së atdhetarit të madhe, nënshkruesit të Pavarësisë Kombëtare, themelues i shkollës shqipe në Berat, e njeriut të kulturuar që i dha shumë asaj, njerëzve dhe kulturës shqiptare
Jo vetëm botues apo studiues i psikologjisë dhe sociologjisë: Xhevahir Lleshi është një eseist i shkëlqyer, që di të sjellë plot pasion dhe finesë personazhe dhe ngjarje. Të qëmtuara me kujdes personazhet realë të kohës tonë apo të historisë, këta apostuj na vijnë me gjithë përmasën e tyre si etalon vlerash për kohën tonë
Jo vetëm botues apo studiues i psikologjisë dhe sociologjisë: Xhevahir Lleshi është një eseist i shkëlqyer, që di të sjellë plot pasion dhe finesë personazhe dhe ngjarje. Ky është vëllimi i dytë me ese i Xhevahir Lleshit në vijim të qëmtimit me kujdes të personazheve realë të kohës tonë apo të historisë të librit "Apostuj të dashuruar" Të njëjtin...
Libri me ese të psikologjisë sociale «Anatomia e melankolisë sociale» është botimi më i ri i Xhevair Lleshit. Libri përmbledh ese të socialpsikologjisë në fusha të ndryshme të jetës
Libri «Struktura e personalitetit njerëzor» i autorit Xhevair Lleshi, vjen si një i tërë, duke ndërthurur teoritë e personalitetit nga psikologë të mëdhenj mbi strukturën dhe e gjithë kjo e shoqëruar me shembuj mjaft interesant të miteve të botës së vjetër dhe të kohës sonë
Libri me ese, rrëfime, ditarë dhe analiza historike «Berati, Betlehemi shqiptar», i autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht qytetit të Beratit, historisë së tij prej mbi dy shekuj e gjysmë, kulturës së tij të lashtë, duke prekur disa nga elementet më të qenësishëm. Interesi nuk shkëputet nga faqja e parë tek e fundit. Po të kujtosh këto histori...
Jo vetëm botues apo studiues i psikologjisë dhe sociologjisë: Xhevahir Lleshi është një eseist i shkëlqyer, që di të sjellë plot pasion dhe finesë personazhe dhe ngjarje. Ky është vëllimi i dytë me ese i Xhevahir Lleshit në vijim të qëmtimit me kujdes të personazheve realë të kohës tonë apo të historisë të librit "Apostuj të dashuruar" Të njëjtin...
Piktori i shquar shqiptar Ibrahim Kodra, një nga mjeshtrat e artit figurativ botëror gjatë shekullit të XX vjen përmes një biografie për herë të parë para lexuesit shqiptar. Studiuesi Xhevahir Lleshi ka bërë një botim special me rastin e 100 vjetorit të lindjes ku ndriçon shumë aspekte të panjohura të tij që nga lindja, fëmijëria, aktivitetin e tij brenda...