Produktet më të shikuara
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç...
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
E treta "sublimis cantica" - sic e quajti autori i saj me vetedije dhe bukuri te thelle, - permban ne vetvete dicka te paperseritshme, qe e dallon nga te gjitha krijimet e tjera te letersise
Romani ‘E hëna e parë e dhjetorit’ i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor
… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë.
Romani “1984” është vizioni tmerrues i George Orëell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik.
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Liridon Mulaj vjen me nje roman te ri, “Provinca”, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Ne kete roman autori vezhgon jeten e periferise, dekadencen dhe skajet e ekzistencializmit njerezor.
Një “quo vadis” rri varur mbi çdonjërin prej tyre. Pyetje që mbetet pa përgjigje, ose merr shumë të tilla.
Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta
Në vend që të bëhet vetë shkrimtar, Petter e nxjerr jetesën nga shitja e historive dhe ideve profesionistëve që vuajnë nga bllokimi i shkrimtarit. Është një tregti fitimprurëse. Por Petter, teksa qëndron si një merimangë në qendër të rrjetës së tij, e gjen veten në një kurth të cilin e ka krijuar vetë.
“Liria ime” nuk është shkruar si roman tradicional, por duke bërë një thyerje të fortë të zhanrit dhe, duke shkelur vise të panjohura të imagjinatës, arrin të ndërlidhë përsosmërisht rrëfime të dhembshme nga njerëz të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin, përveç fatit te keq që i përndjek në palumturinë e tyre.
Imazhet e fëmijërisë së dikurshme të viteve ’50-’60 të shekullit të kaluar duket se janë ngjizur përjetësisht në sytë e këtij autori ku gjithçka na shfaqet në një bulevard të njohur dhe në sheshin qendror të Tiranës. Aty ndihet jeta njerëzore, gjallojnë personazhe piktoreske, flitet për personazhe politike dhe sesi në këtë fëmijëri qëndronte gjithnjë e...
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Ylljet Aliçka vjen me nje roman te ri, - me nje sage te diteve tona, me nje realitet sa tragjik, aq edhe komik. Ai senderton nje realitet te mbushur plot paradokse, ku çirren maska, duke perdorur disa regjistra te ironise
Turbullues, i mprehtë, me humor dhe pervers. Ashtu siç di vetëm Samanta Schweblin.
Është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një aq të gjatë e pritën lirinë.
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t’u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat...
Pas 35 vjetësh, po risjell këtë roman në vëmendje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më, por më shumë për të dëshmuar një përvojë shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablonë e gjithë mozaikut të letërsisë sonë në një periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qëndron në...
Në "Lojën e Vjetër" ndodhin vrasje ... Disa gjymtohen nga arma e krimit të rrugës dhe shumë të tjerë janë të vdekur të gjallë nga krimi shtetëror. Krimi është prezent në jetën tonë në forma të ndryshme e të gjitha zbulohen në "Lojën e Vjetër". Shqiptarët e të gjitha klasave shoqërore janë detyruar të luajnë, si gjatë komunizmit ashtu dhe në periudhën...
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht.
“Enciklopedia e mërgimit” lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptarë në mërgim.
Tregimet e Schweblin kanë ndjenjën e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë marrin implikime të mëdha, duke e lënë pulsin tuaj të rrahë shpejt, dhe të turbullt linjën mes reales dhe të çuditshmes.
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...