Paketa e Abetares

Grup autorësh

New product

Përshkrim i shkurtër

Paketa e Abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo është e mbështetur në programet e ministrive të Arsimit të këtyre vendeve. Qëllimi i grupit të punës ka qenë të përgatisin një paketë sa më të plotë që t’u shërbejë nxënësve të shkollave, si dhe fëmijëve që do ta përdorin këtë paketë edhe në mjedisin familjar. Fokus i veçantë janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mund ta përdorin këtë paketë edhe nën kujdesin dhe ndihmën e prindërve të tyre

More details

111640 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9786082370194

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitse, tërheqëse dhe të përvetësueshme duke harmonizuar të pesë proceset bazë: të dëgjuarin, të vëzhguarin, të folurit, të lexuesit dhe të shkruarit.

Paketa përmban:

1.Tekstin bazë Abetare, i strukturuar në tri pjesë: Paraabetare, Abetare, Pasabetare

2.Fletorja e modeluar, ku nxënësit sipas modelit do të ushtrohen të shkruajnë shkronjat e dorës.

3.Fletorja e punës ku nxënësi do të ushtrohet për mësimin e shkronjave, kryesisht të shtypit dhe të disa njohurive gramatikore.

4. Xhepi i shkronjave dhe i rrokjeve

5.Mozaiku me vjersha për secilën shkronjë

6. Fjalor i ilustruar. (Sipas kërkesave të përdoruesve, qoftë edhe sipas vendeve ku jetojnë shqiptarët, pakoja përmban fjalorë shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-frëngjisht, shqip-gjermanisht). Paketa ka njërin prej tyre. Synimi i botuesit ka qenë që t’iu shërbejë edhe fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.

Të gjithë aksesorët që përmban paketa shoqërojnë tekstin bazë, që është Abetarja, për një të mësuar sa më aktiv dhe tërheqës për fëmijë të kësaj moshe. Ato duhet të përdoren të gjithë dhe në mënyrë të gërshetuar.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9786082370194
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitover 3 years
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1