Marta Palazzesi MUZ0081
New product
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361561 | |
Ujku ishte duke më pritur. I ulur në mes të kafazit, me sytë e mëdhenj e të qelibartë që më vështronin ngulazi.
Londër, 1880. Klei, trembëdhjetë vjeç, është një mudlark, një prej djelmoshave të shumtë të cilët për të mbijetuar gërmojnë përgjatë brigjeve të lumit Tamiz, në kërkim të objekteve për të shitur. Një ditë, në përpjekjen për t’i shpënë një tufë kartash tarot një fallxhoreje, Klei kapërcen pragun e Cirkut të Mrekullueshëm Smith & Sparrou, i cili mirëpret në kafazet e tij “ujkun e fundit të gjallë të Mbretërisë së Bashkuar”.
Kështu, kur ai ndeshet me atë krijesë me gëzof të argjendtë dhe sy të qelibartë, pothuajse nuk arrin ta besojë. Për atë, që është mësuar t’i kalojë ditët në ajër të pastër, pa asnjë kufizim, pamja e kafshës madhështore të mbyllur në atë kafaz shumë të vogël, viktimë e dhunës së zbutësit mizor Parson, është e padurueshme.
Nga ai çast, diçka ndodh te Klei: nuk ka për të gjetur prehje derisa Mjegulla, kështu e ka quajtur, nuk do të ketë përsëri lirinë e tij.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 144 |
| ISBN | 9789928361561 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elona Mitrovica |
Per here te pare vjen ne shqip nje liber per personazhin e shquar te filmave vizatimor, hajdutin Lupen; perkthyer nga Adrian Beshaj dhe botuar nga Muza. Ky eshte libri i dyte i serise se Lupenit
Kjo eshte nje seri fantastike per lexuesit e vegjel, - sidomos per djemte, pasi Aventurat e Arsen Lupenit jane vleresuar me cmimin Strega ne Itali dhe mbeten nder rrefimet me brilante pas realizimit te filmit dhe serialit ne Nettflix. Ne e rekomandojme ne set per lexuesit e vegjel si nder serite me te mira per kete kategori lexuesish ne moshen 7-13 vjec.