Rregulloni krevatin View larger

Rregulloni krevatin

William H. McRaven MIN0023

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëse doni të ndryshoni botën, filloni duke rregulluar shtratin tuaj.

Ky libër ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, qoftë në momente të mira, por edhe në momentet më kritike. Disiplina e hekurt, inteligjenca, nderi dhe dashuria bëhen bashkë për të prodhuar vlera të padiskutueshme njerëzore.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Më 17 maj 2014, Admirali William H. McRaven iu drejtua në ceremoninë hapëse të fillimit të studimeve studentëve të Universitetit të Teksasit në Austin. Duke marrë frymëzim nga slogani i universitetit, "Ajo që fillon këtu ndryshon botën", ai ndau dhjetë parimet që mësoi gjatë trajnimit si SEAL në Marinë, i cili e ndihmoi atë të kapërcente sfidat jo vetëm në stërvitjen e tij, në karrierën e gjatë detare, por edhe gjatë gjithë jetës së tij; dhe ai shpjegoi se çdokush mund t'i përdorë këto mësime themelore për të ndryshuar vetveten - dhe botën - për të mirë.

Fjalimi origjinal i Admiralit McRaven shkaktoi një “epidemi virale” duke pasur mbi 10 milionë klikime. Duke u bazuar në parimet themelore të paraqitura në fjalimin e tij, McRaven tani tregon histori nga jeta e tij dhe nga ato të njerëzve që takoi dhe punoi gjatë shërbimit të tij ushtarak, të cilët merreshin me vështirësi dhe merrnin vendime të ashpra me vendosmëri, dhembshuri, nder dhe guxim. Thënë me përulësi dhe optimizëm, ky libër i përjetshëm siguron mençuri të thjeshtë, këshilla praktike dhe fjalë inkurajuese që do t'a frymëzojnë lexuesit për të arritur më shumë, madje, edhe në momentet më të errëta të jetës.

“Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara.

Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndësi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.

— Pjesë nga fjalimi përshëndetës i Admiral Mcraven në Universitetin e Teksasit

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages160
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili
I ri1