Të bëjmë përpara View larger

Te bejme perpara

Sheryl Sandberg PE0071

New product

Përshkrim i shkurtër

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928162915

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin

Në shumë vende të botës, ashtu si edhe në Shqipëri, vite pasi femrat arritën 50 % të masës së të diplomuarve në universitet, burrat ende mbajnë shumicën dërrmuese të pozitave udhëheqëse në qeveri dhe në industri. Kjo do të thotë që zëri i gruas ende nuk dëgjohet në mënyrë të barabartë në vendimet që ndikojnë më tepër në jetën tonë.

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista "Fortune" e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista "Time" e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010 – ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës.

Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi.

Në librin "Të bëjmë përpara", Sandberg – u rrëmon thellë në këto çështje duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj, me kërkime serioze dhe studime bindëse për të çarë mes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve që rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave që punojnë.

Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur për veten, për karrierën dhe familjen e saj. Ajo jep këshilla praktike për teknikat e negocimit, mentorimin dhe ndërtimin e një karriere të kënaqshme, duke i nxitur gratë të vendosin caqe dhe të braktisin mitin e të pasurit gjithçka.

Ajo përshkruan hapat konkretë që femrat mund të ndërmarrin për të kombinuar arritjet profesionale me përmbushjen personale dhe tregon se si mund të përfitojnë burrat duke ndihmuar gratë në vendin e punës dhe në shtëpi.

Shkruar me humor dhe mençuri, libri i Sandberg – ut është një apel frymëzues për të reaguar. "Të bëjmë përpara" është i destinuar të ndryshojë rrjedhën e debatit nga ajo çka nuk bëjnë dot gratë në atë që mund ta bëjnë.

Komente mbi librin

"Qysh prej pesë vjetësh ulem në një tavolinë pranë Sheryl – it dhe pothuajse çdo ditë mësoj diçka prej saj. Ajo ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme që mund të shkojë përtej procese komplekse e di të gjejë zgjidhje për probleme nga më të vështirat. Libri "Të bëjmë përpara" shkrihet nga aftësia e saj për të përmbledhur informacionin me aftësinë e saj për të kuptuar e për të nxjerrë në pah më të mirën që kanë njerëzit brenda vetes. Ky është një libër i mençur, i sinqertë dhe zbavitës. Fjalët e saj do të ndihmojnë të gjithë lexuesit, veçanërisht burrat, që të bëhen liderë më të mirë dhe më efikasë."

Mark Zuckerberg, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, Facebook

"Sheryl Sandberg – u jep këshilla praktike për administrimin dhe kapërcimin e sfidave që dalin përpara në "degëzimet" e karrierës së gjithsecilit. Teksa lexoja këto faqe tundja kokën me miratim dhe qeshja me gjithë shpirt. "Të bëjmë përpara" është një libër kuptimplotë, i shkëlqyer, i mprehtë dhe i sinqertë për gratë (dhe burrat) e të gjitha brezave."

Condolezza Rice, ish – sekretare e shtetit e SHBA – së

"Një manifest që shënon një etapë historike... "Të bëjmë përpara" do të jetë një libër me ndikim të madh. Ai do t'u çelë sytë femrave që janë rritur duke menduar se feminizmi i përkiste së shkuarës, që kanë ndoht kur dëgjojnë këtë fjalë, por ecin pa e vrarë mendjen përmes dyerve që u ka çelur ai. Dhe do t'u japë zemër femrave që të vazhdojnë të ndjekin jetën e tyre profesionale."

Janet Maslin, The New York Times

"Të bëjmë përpara" më shumë se fjala e fundit është një përurim, si dhe një rast për të festuar... Shumë e shumë femra, të reja a të moshuara qofshin, elitë apo vajza të thjeshta, do të zbulojnë një libër parashikues, të freskët, madje edhe revolucionar."

Anna Holmes, The New Yorker

"Energjik, zbavitës, këmbëngulës, madje edhe i guximshëm... "Të bëjmë përpara" është njëkohësisht një lexim i qenësishëm, por edhe jashtëzakonisht i kuptueshëm... Afërmendsh, femrat kanë shumë se ç'të mësojnë nga leximi i librit të Sheryl Sandberg – ut, por edhe burrat kanë se ç'të kuptojnë, ndoshta shumë më tepër se femrat."

Michael Cohen, The Guardian

Data sheet

pages294
ISBN9789928162915
Shtëpia botuesePEGI
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElsa Ballauri, Anja Basha