Për herë të parë vjen në mënyrë të qartë dhe briliante shpjegimi i konceptit mendësi. Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dweck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.
Me kryeveprën e tij “Krim dhe Ndëshkim”, Dostojevski nëpërmjet një stili të hollë dhe analizave psikologjike, na paraqet aspektet kryesore të jetës së njeriut, si vuajtjet, frikërat, dashuritë dhe vetminë. Krahas krimit, ndëshkimit dhe arratisjeve, në roman analizohet ndërgjegjja dhe ndikimi i saj, miqësia dhe optimizmi për jetën, megjithë kushtet e vështira
A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?!
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër...
Kryevepra e Kahlil Gibranit “Profeti” është një nga veprat klasike më të dashura të kohës tonë. Është publikuar në vitin 1923, dhe ka qenë përkthyer në një kohë të shpejtë në më shumë se 20 gjuhë dhe në edicionin amerikan janë shitur më shumë se 9 milionë kopje.
Katërmbëdhjetë vjeçarja Niki Maksuell shkruan në ditar për përpjekjet e saj për të qenë popullore në shkollën e saj të re eksluzive, e pastaj për të gjetur vendin e saj pasi heq dorë nga të qenit pjesë e grupit të elitës.
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.
Një roman mbresëlënës nga Gill Paul. “Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Nga autorja e romanit “Vera e fluturave”, tashmë vjen historia e paharrueshme e një miqësie të re, e një tragjedie të tmerrshme dhe e një gënjeshtre të varrosur për vite të tëra.
Sillu mirë me të tjerët, se askush nuk e ka jetën fushë me lule.
Ky është romani më përfaqësues i sentimentalizimit në letërsinë shqipe, i referuar në të gjitha shkollat e mesme.
"KUSH PO FLET?" nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyren sesi u bën pyetje fëmijeve.
Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore
Nga autori bestseller i The New York Times me librin Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen ne shqip libri i tij Joshi femrat me sinqeritet
Libri "Si të flisni që fëmijët t'ju dëgjojnë?" i Adele Faber dhe Elaine Mazlish flet për marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, dhe ofron strategji dhe teknika për të komunikuar më mirë me fëmijët dhe për të ndihmuar në rritjen e një fëmije të sigurt dhe të besueshëm.
Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
Një mbrëmje mesvere, pas një feste të bukur me qindra të ftuar, familja Edëvejn zbulon se vogëlushi i tyre njëmbëdhjetëmuajsh, Teoja, është zhdukur pa asnjë gjurmë. Ai nuk gjendet kurrë, duke e lënë familjen të shkatërruar dhe shtëpinë të braktisur.
Djaloshi çapkën, Tom Sojer dhe miku i tij Hak Fini rikthehen me aventurat e tyre në brigjet e Misisipit.
Filozofia stoike rikthehet pas shume shekujsh ne vemendjen e lexuesit bashkekohor, jo vetem si menyre e te jetuarit por edhe si mendesi per te sfiduar problemet qe adreson e tashmja. Prandaj, ne kemi bere bashke ne nje set tre autore: Marcus Aurelius, Epictetusin dhe Senecen, te cilet mund te dhurohen bashke ne nje pako:
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.
Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë le gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë pas djalit të saj 6-vjeçar, ajo merret me biznesin e saj që nuk i lë shumë hapësirë për argëtim. Derisa një ditë,...
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina
Katër vajza në kohë të ndryshme, kanë rënë në dashuri me një fustan nusesh, i punuar 100 vite më parë dhe i gjithë romani është i ndërtuar mbi historitë e secilës prej tyre. Rrëfimet, dhimbjet, premtimet dhe fati i Emilisë në vitin 1912, Mary Grace në vitin 1939, Hillarit në vitin 1968 dhe Charlotës në ditët tona, e cila ka një butik me fustane nusërie,...
Një libër i ri e mjaft ngacmues vjen nga autorja greke Lena Manda për t’ju shoqëruar në këto ditë vere... Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin. Historia e një... cigareje të fundit...
Si të mësoni të tërhiqni në anën tuaj pasuri, shëndet, lumturi.
Lindja, fjalët e para, hapat e parë, ditëlindjet e para, shprehjet e para qesharake dhe pushimet e para në bregdet… kujtimet dhe përshtypjet e tre vjetëve të parë së bashku. Çfarë emocionesh dhe lumturie!
Ky roman konsiderohet kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i Zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në lindje të Edenit" si librin e tij të parë dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe...
Nëse je në kërkim të ndryshimit të vetvetes dhe rrugës drejt suksesit, ky libër është një zgjidhje shumë e mençur; Në të jeten këshilla se si të merrni menjëherë nën kontroll fatin tuaj mendor, emocional, fizik dhe financiar! I plotë në të gjitha aspektet e zhvillimit tuaj personal