Të jepesh do të thotë t'i jepesh jetës, t'i jepesh burimit, prej të cilit kemi ardhur dhe ku, dikur, do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Është e natyrshme se, çfarë mund të bëjë tjetër vala?
Trinia kristiane është një mashtrim. Zoti, Shpirti i shenjtë dhe i vetmi bir i Zotit, Jezu Krishti janë mashtrime. Jezu Krishti në nëntëdhjetë e nëntë për qind është gënjeshtër dhe vetëm një përqind është realitet. Duke qënë njeri, ai është i vetmi nga trinia që paraqet një përqind realitet.
Poeti Roni Kacorri vjen me një përmbledhje poetike, e cila sjell një refleksion të thellë për realitetin në të cilin jetojmë, për zhvendosjet fizike dhe shpirtërore, kujtimet dhe pakënaqësitë e qenies, përmes metaforash dhe teknikash poetike të veçanta.
Robinson Crusoe wants to live a life of adventure, so at the age of twenty he leaves his home to become a sailor. After many adventures at sea, he buys a farm in Brazil, and then he decides to journey to Guinea as a tradesman. But a tornado destroys his ship and he finds himself on the beach of an uninhabited island...
Duket gati e pamundur, por kurrë e ardhmja nuk mund të parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo që sot duket e pakonceptueshme, nesër mund të bëhet e mundur. Nuk arrihet kurrë në pikën kur e ardhmja mund të konsiderohet e mbyllur. Kjo është domethënia e ndërlikuar e një ekzistence të përjetshme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i kufizuar...
Asnjëherë më parë bota nuk kishte parë një princeshë të tillë. Prezantimi mbretëror i Mias shkakton reagime të përziera: ndërkohë që sensi i saj i modës pëlqehet nga të gjithë, pozita e saj në instalimin e matësve të parkimit publik has në rezistencë.
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç'është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë
Vepra Poetike e lazer Radit - eshte nje permbledhje e poezive dhe poemave te shkruara prej tij gjate gjithe jetes.
Nje vere me Migjenin - nga Lazer Radi. Ne Korrik te vitit 1936, autori i librit ka jetuar se bashku me Migjenin ne Puke, ku ky i fundit punonte si arsimtar. Ne kete liber Radi ka hedhur kujtimet e tij per mardheniet e tij me shkrimtarin e njohur
Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.
Liz dhe Jack Sutherland kishin një jetë normale. Në 18 vjet martesë, ata kishin ndërtuar një familje, një punë të suksesshme dhe një shtëpi të ngrohtë në Rrugën e Shpresës, pranë San Franciskos. Pastaj, në një moment, gjithçka u shkatërrua.
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllëmbët e veta, e puthi.
Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë.
Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatëshëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj.
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari.
Në këtë roman, Danielle Steel bën një përshkrim të fuqishëm të familjeve të ndara, jetëve të shkatërruara dhe një kombi të mbërthyer nga paragjykimet gjatë një episodi të turpshëm në historinë amerikane.
E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.
Ky roman është një portretizim zemërthyes i dashurisë, familjes dhe karrierës – leximi i të cilit do t’iu bëjë fansa të çmendur të historisë së dy njerëzve të suksesshëm në sipërmarrjet e tyre, bashkimi i të cilit është gjithmonë në shënjestrën e moralit, familjeve dhe medias e cila i ndjek kudo ku shkojnë....
Mata Harri, Rasputin, Rozenbergët, Banda e Bonosë, Xhek Kasapi, Çështja Drejfys... Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm në historinë e krimeve që sjellin Pierre Bellemare dhe Jean François Nahmias. Emrat e rrëfimeve më të mëdha kriminale të të gjithë kohërave janë të njohura. Por talenti alla Bellemare i tregimtarit më popullor francez ja sjell lexuesit si...
Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.