Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin.
Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
Një roman i jashtëzakonshëm, që të shtang...Autorja di të thurë një rreth me intuitën e një magjistareje.
Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve, që në hapësirat e tekstit, shpesh duken më tepër si figura ide, me gjasë...
Kritika e kohës shkruante: “Rrallëherë ndodh që një shkrimtar tjetër rus ta zotërojë kaq mrekullisht fjalën në tërë vlerën e saj”.
Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
Falë forcës dhe poetikës se penelit të tij, Gamonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.
Pse biçikletat e para quheshin "shkundëse kockash"? Ç'histori ka çaji? Jepuni përgjigje pyetjeve "Si? Pse? Çfarë? Kur?" të fëmijëve lidhur me shpikjet, përmes këtij vëllimi me pyetje dhe përgjigje mahnitëse
Kur një vajzë e bukur franceze dhe një aktor brilant amerikan takohen gjatë kohës së luftës në Paris, dashuria e tyre nis si një përrallë por përfundon në tragjedi. Papritur jetime, tre fëmijët e tyre ndahen mizorisht. Konsideruar si një nga romanet më të bukur të Danielle Steel.
Deana ishte 18 vjec kur u martua me të bukurin francez, avokatin Marc-Edouard Duras. Tani, në moshën tridhjetë e shtatë vjecare ajo duhej të ishte e lumtur me Markun, shtëpinë elegante në San Francisko, dhe vajzën e tyre adoleshente Pilar. Por një verë i ndryshon të gjitha kur ajo kupton që martesa e saj e dështuar është një kurth prej së cilës dhuhet të...
Ky libër është frymëzuar nga Baal Shem Tov, një mësues i madh që jetonte në Ukrainë në shekullin e 18të.
Frymëzuar nga një histori rreth dëmit që mund të sjell shpërndarja e thashethemeve për dicka që një njeri shikon pa u munduar të kërkoj të vërtetën rreth saj.
Meso te njohesh format dhe ngjyrat permes ushtrimeve dhe lojerave argetuese
“Balada e buburrecit”, kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të...
Imaginarja u botua fillimisht në Francë në 1940. E projektuar posaçërisht si një ese në fenomenologji, ajo shënon përpjekjen e parë për t’iu futur punës së Husserlit në kulturën franceze dhe nga atje në botën angleze. Botuar tre vjet para Qenies dhe Asgjë, kjo vepër përmban shqyrtimin e parë të zgjatur për koncepte të tilla si mungesa dhe liria. Tek ky...
Libri i Pedro Bosch Gimperës merret me njërin nga problemet më të ndërlikuara të kërkimeve historike: me prejardhjen dhe formimin e popujve të cilët përmblidhen me emërtimin "indoeuropianë".
Një listim enciklopedik që paraqet disa nga konsipracionet më të famshme dhe jotëfamshme përgjatë historisë duke përfshirë vrasjen e presidentit Kenedi, vdekjen e Princeshës Dajanë, ngjarjet e 11 shtatorit, Burrat me të zeza etj.
Vellim poetik nga autori Sami Gjoka
Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike
Në këtë libër për fëmijë bëjnë pjesë përralla si Libri i Hijeve; Mësohet e Vërteta apo shtohen Misteret; Një e martë e nisur mbrapsht; Rojtarët e Kullave; Hokuspokus dhe Abrakadabra; Lajme të papritura; Kur vjen e Keqja, Hapi Derën; Udhëtimi; Biblioteka në Hapësirë; etj.