Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Nicola Yoon kryeson prej vitesh listat e shitjeve në të gjitha platformat ndërkombëtare për romanet e saj të dashurisë. Prandaj ne kemi përzgjedhur dy prej veprave që janë përkthyer edhe në shqip për të gjithë të dashuruarit që duan ti ndajnë momentet e tyre me gjuhën e pasionit dhe romancës
Martin Camaj dhe Ismail Kadare janë majat e poezisë shqipe, prandaj kemi përzgjedhur vëllimet ku ata spikasin me lirikat e tyre: “Lirika midis dy moteve” dhe “Pa formë është qielli”. Duke dhuruar një set të tillë, nuk ndani thjeshtë pasion për dashurinë....
Gazmori është një elefant që i pëlqen argëtimi, por, shpesh, tregohet i pakujdesshëm dhe i pasjellshëm: shtyn majtas e djathtas derisa të dalë në krye, teshtin pa e vënë dorën para gojës dhe nuk i dëgjon kurrë të tjerët. Prandaj, krokodil Tili vendos t’i mësojë rregullat e mirësjelljes. Po sa e këndshme është kjo mënyrë të mësuari!
Medius është revistë e re që në numrin e parë ka sjellë këndvështrime rreth dhunës, në plane shumdimensionale: Historia, kultura, emocionet, frikërat, trysnia sociale, idetë politike, padrejtësia. Autorët që kanë shkruar në këtë numër: Redi Shehu, Klementin Mile, Ergys Mërtiri, Emine Sadiku, Selami Xhepa, Kim Mehmeti, Milazim Krasniqi, Fitim Zekthi,...
Blerinat janë revista me ilustrime mjaft të gjalla e të gëzueshme, me tekste tepër të afërta për fëmijët e moshës parashkollore dhe të shkollës fillore. Personazhi kryesor i tyre është Blerina, një vajzë e vogël që vendoset në situata të ndryshme.
"Nëna" u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok...
Autoret Joan Holub dhe Suzanne ëilliams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Nga toka në Hënë është një novelë e vitit 1865 e autorit Zhyl Verne . Ai tregon historinë e Klubit të armëve të Baltimores, një shoqëri e pas luftës civile amerikane, që synon të ndërtojë armë për të dërguar në hënë tre nga anëtarët e Klubit të armëve- Presidentin, një prodhues armaturash nga filadelfia dhe një poet francez në Hënë.
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes së qenies njerëzore.
Në fund të jetës së saj, regjizorja e njohur e filmit për fëmijë, i rikthehet kujtimeve, të cilat i shkruan si dëshmi jo vetëm për jetën e saj, por edhe për botën e kinemasë shqiptare, ku protagonistë janë dhjetëra aktorë të vegjël. Fama dhe vlerësimi që ka marrë nëpër botë “Zonja e madhe e filmit” kohët e fundit, preken dhe ndihen plot emocion në çdo...
Ky set vlen sepse shënon një hap të jashtëzakonshëm në zhvillimin mendoj të fëmijës tuaj: Në hapat për ndërtimin e historisë. Në këto pesë libra vijnë teste për ndërtimin e një historie në 5, 10 dhe 15 minuta. Këto botime janë të vlerësuara nga ekspertë të mirë të pedagogjisë prandaj duhet të jenë pjesë e edukimit dhe e zhvillimit të fëmijës tuaj. Seti...
...“Kur veshët e nxënësit janë gati për të dëgjuar, atëherë vijnë buzët që do t’i mbushin me Dituri...”
Një seri emocionuese rreth futbollit ndjek aventurat e skuadrës nën-12 vjeç të United. Që nga Ryan Flyn që futet në telashe pasi ai ka vendosur që të bëhet kapiteti më i mirë që ka pasur ndonjëherë skuadra e tij United. Por, kjo shkakton probleme brenda dhe jashtë fushës me shokun e tij Craud. Ryan e di se duhet ti shkojë deri në fund ose do të humbase...
Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.
Libri ofron njohuri të gjera për historinë kineze, duke i dhënë mundësi lexuesit të njohë vlerën e qytetërimit përmes historisë; të njohë saktësinë e historisë përmes qytetërimit. Ai fokusohet te proceset shoqërore, të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit, për të ilustruar ideologjitë dhe idetë.
Më falni, ju jeni vetëm? Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave false të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve;...
Gjyshja Mejvis dëshiron të gatuajë për ditëlindjen time, gjë që mund të jetë një katastrofë!
Asnjë njeri i arsyeshëm krijues nuk synon drejt pushtetit. Asnjë njeriu inteligjent nuk i intereson sundimi mbi njrëzit e tjerë. Ai është i interesuar para së gjithash për vetë njohje.
Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizimi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht...
“Shoku im Miushald Roku, një ndër atletët më të famshëm të Miushërisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka...”
Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj. Si të mos mjaftonte kjo, Madamë Olenska është e pakënaqur nga e gjithë klasa dhe kjo gjë bën të shpërthejnë...
Në jetën e tij gati njëqindvjeçare, Sabato botoi vetëm tre romane: "Tuneli" (1948), "Mbi heronjtë dhe varret" (1961) dhe "Abadoni, engjëlli i skëterës" (1974), i cili përmbyll trilogjinë. Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite...
Të gjithë e dinin që Olgës i pëlqente t’i tregonte bukur historitë e veta, ose përndryshe nuk i tregonte fare. Ndaj, kur Olga Papeli niste një histori të re, njerëzit ndaleshin e mbanin vesh...
Historia e vërtetë e një grupi shokës! Droga dhe alkoli! Forca e një miqësie të sinqertë!
Dy protagonistët e librit kanë lirinë për t’i prekur të gjitha temat e të gjitha kohëve, duke shpalosur idetë për miqësinë, shoqërinë, filozofinë, letërsinë, filmin, teatrin, muzikën, pikturën, arkitekturën, historinë, magjinë, vetëvrasjen, ëndrrën, jetën, vdekjen, antikën, bashkëkohësinë dhe gjithçka tjetër, duke përjashtuar vetëm një temë: politikën....
Në përmbajtjen e librit do të analizohen figura mitologjike si Tifoni, përbindëshi i tmerrshëm i antikitetit grek, si simbol i zmadhimit. Panin si simbol i natyës ose universalitetit, Orfen ose filozofinë. Proteusin ose Materien; Sfinksi ose Shkencën; Prosperina ose Shpirti: Metis ose Këshilli, etj. Ky libër nuk na fton në lexim por në një thellim dhe...
Ky libër u kushtohet fëmijëve të varfër shqiptarë që përballen me jetën e vështirë në familjet e tyre dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda, për të mbijetuar.