Nje set per mesimin e numrave per moshen 3-4 vjec i cili permban libra per mesimin e numrave
Nje set me dy libra per femije te moshes 8-13 vjec dhe nje ndarese e vogel librash per nje lexim sa me te kujdesshem.
Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Ky është rrëfimi i madh, SHPËRTYHYES, për dy binjakë dikur të pandashëm të cilëve iu shkatërrua jeta nga tragjedia.” Autorja e romanit “Qielli është kudo” edhe me këtë roman do t’iu lërë pa frymë, do t’iu përlotë, pse jo edhe do të qeshni nganjëherë. Romani listohet ndër më të vlerësuarit e komunitetit të lexuesve të Goodreads (me 4.14 yje)
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës”.
Ajo ishte si të gjitha moshataret, as shumë e urtë, as shumë ngatërrestare, por kishte sy të mëdhenj, që lëshonin një dritë të ëmbël dhe vezulluese.
Barni Panofski i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
Historia e Uilliam Eseks, nga një njeri i përulur në një dramaturg dhe novelist të suksesshëm dhe e mikut të tij Dermont O'Riordon, një patriot irlandez i zjarrtë dhe themelues i një prej kompanive të mëdha të mobileve në Londër; dhe djemtë e tyre Oliver Eseks dhe Rori O'Riordon. Këto djem rriten në miqësinë e njëri-tjetrit, por me kalimin e viteve...
Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
Nusja e virgjër, një roman i Sonia Topazios, trajton një ngjarje që zhvillohet midis Italisë dhe Rumanisë.
Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
Grate mberrijne ne sallon pak para ores tete te mengjesit.Po te ishte dite tjeter,do te qendroja ende ne shtrat,duke u perpjekur te merja edhe nje sy gjume.
Çfarë është më humane: të jesh i lumtur përballë atij që vuan kur e di qe ai e dëshiron lumturinë tënde, apo të sakrifikosh veten, vetëm që ai të mos ndihet i vetëm në vuajtjen e tij?
Vepra bën fjalë për zhvillimin Historik, veprat burimore dhe temat kyçe të akaidit dhe kelamit.
Një libër modest por i mjaftueshëm në lidhje me parimet themelore të metodologjisë së hulumtimit në shkencat islame.
Libri Filozofia e aktualitetit është shkruar në formë bisedash me lexuesin. Ato marrin shkas nga takime e ngjarje që e kanë nxitur autorin për ballafaqimin e ideve me realitetin e kohës, për refleksione të natyrës filozofike, që në epokën e sotme të globalizimit, kur filozofia merr një status të posaçëm, lipset të bëhen praktikë e zakonshme, sepse...
Në situatën e sotme me plot të panjohura, mesazhi kryesor i globalistikës filozofike për njeriun e sotëm dhe sidomos për brezat që do të vijnë duhet të jetë: pranoje tjetrin si veten tënde dhe projekto e mbro së bashku me të ardhmen, duke i dhënë asaj edhe status juridik, sepse pa besim reciprok nuk mund të ekzistojë asnjë lloj optimizmi racional për të...
I mbetur i papërfunduar nga Kafka në vitin 1922 dhe i papublikuar deri në vitin 1926, dy vite pas vdekjes së tij, Kështjella është tregimi i bezdisshëm e K-së , i luftës së pamëshirshme dhe të kotë të tij, me një me një autoritet të padepërtueshëm, për tu qasur në Kështjellë.