Ky koleksion përfshin 16 tregime të shkurtra. Libri përcjell njohuritë e autorit për qytetet moderne, ka një sens të hollë humori dhe përshkruan personazhe të mëdha. Autori i ri e kthen jetën në një realitet të ri narrativ, në filozofinë e një shkrimtari të ri.
Në këtë vepër janë 4 tregime që flasin mbi dashurinë, hakmarrjen dhe faljen.
Bora Kertusha e vazhdon historine e saj te nisur me romanin e pare A vret njeriu nga dashuria? Ne nje seri befasuese te sendertimit te realitetit te qenies njerezore, i vendosur mes sfidave te pushtetit, parase dhe dashurise. Ne keto faqe do te zbuloni te verteta qe secilit prej nesh na i sfidon jeta jone e perditshme
Saranda Qyteti i Munguar është rileximi i historisë së qytetit dhe vendmbajtësit të tij gjeografik, me ndjeshmërinë bashkëkohore për të rikuperuar urbanen dhe natyrën në një kohë kur duket qytetet tona kanë humbur orjentimin; është një sinjal për të kuptuar se si fusha e kërkimeve me focus historinë e qytetit mund të bëhet active dhe pjesëmarrëse për të...
Malkolm Polstedi është njëmbëdhjetë vjeç, djalë kureshtar dhe i zellshëm. Ditën shkon në shkollë, ndërsa në mbrëmje ndihmon prindërit në hanin buzë lumit, si dhe bën ndonjë punë për llogari të murgeshave të manastirit aty pranë. Jeta e tij rrjedh e qetë, miqtë i ka të shumtë, argëtohet me Astën, daimonin e tij, sidomos kur lundrojnë me kanoen La Belle...
Romani “Ushtarë të Salaminës”, botuar për herë të parë më 2001, pati një sukses të jashtëzakonshëm kudo ku u përkthye dhe qarkulloi në botë (në 20 gjuhë të ndryshme) dhe u vlerësua me çmime nga më të rëndësishmet, si me çmimin “Libreter”, çmimin “Libreria Colame”, çmimin “Salambo”, “The Independent Foreign Fiction Prize” në Shtetet e Bashkuara, çmimin e...
Elif Shafak dhe Matt Haig jane autoret me te kerkuar ne platformat globale, gje qe eshte reflektuar edhe ne tregun shqiptar. Dy librat e tyre te ardhur se fundi nga shtepite botuese Bota Shqiptare dhe Botart, - jane perzgjedhur ne nje set per lexuesit te cilet kane mundesi qe te kuptojne me mire autoret bestseller te momentit ne bote.
Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që do doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndrrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz dhe lumturisht i gënjyer.
Në këtë libër, doktoresha Marian Rojas Estapé na shoqëron drejt bashkëngjitjes, drejt fëmijërisë dhe dashurisë, nga një këndvështrim shkencor, psikologjik dhe njerëzor, si dhe na flet për një hormon themelor: oksitocinën. Një libër që të nxit të gjesh personat vitaminë, ata që nxjerrin më të mirën nga ty, që të frymëzojnë, të mbështetin dhe, në këtë...
Me ne fund vjen nje tjeter version i romanit me te rendesishem te shekullit te XX, Uliksi te James Joys, permes perkthimit te Krenar Hajderit. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.
KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t'i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.
Teksti “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre” paracaktohet për studentët por mund t’u shërbejë edhe specialistëve të ndryshëm që kanë interesa në fushën e vrojtimit ose të vëzhgimit të informacionit gjeografik në largësi dhe të analizës së tij.
Profeti Muhammed, Profeti i Islamit padyshim është një nga personalitetet më të diskutuara të historisë së njerëzimit. Në këtë biografi të tij, gjurmohet gjallërisht e natyrshëm jeta e tij deri në detaje. Lexuesi do të arrijë një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit.
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
Ky liber perfshin 29 rrëfenja të reja te zgjedhura per pandemine boterore nga redaktorët e The New York Times Magazine
Me librin “Vëllai im rend pas dinozaurëve” Xhakomo Maxarioli ka shkruar një roman formimi, në të cilin nuk ka pasur nevojë të shpikë asgjë. Një libër që të habit, të prek, të argëton dhe të bën të reflektosh gjatë.
Migjen Kelmendi vjen para lexuesit me nje roman te ri, i shkruar ne dialektin geg, si nje sprove per te deshmuar se standardi nuk e rrok fuqine e dialektit per te rrefyer gjendje, ndjesi dhe bote te sterholluara shpirterore dhe mendore. Ky roman eshte hedhur ne qarkullim nga UET Press
ERDHI SHOQJA NGA E ARDHMJA...! Një aventurë shpërthyese nga David Baddiel që është shumë para në kohë… 1001 VITE PARA! 2019
Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
NJË AVENTURË E LAVDISHME MAGJIKE E HEDHUR NE QARKULLIM NGA SHTEPIA BOTUESE MEDIAPRINT
Libri, i shkruar si një vepër historike, shpesh trajtohej si doracak për ngjarjet që po shpaloseshin ne Evropen Lindore. Në të vertete, ajo çka pa bota në Krime dhe Ukrainen lindore në pranverën dhe verën e vitit 2014 ishte vazhdim i shpërbërjes dramatike të Bashkimit Sovjetik, që pati nisur njëzet e tre vjet më parë.
Akikoja është një vajzë që nuk i pëlqen kufijtë dhe e do shumë babanë. Ajo e sheh botën pak më ndryshe, prandaj të tjerëve u duket e çuditshme.
"Hoteli përbri kishes", është pasqyrë e kohës që e lindi, shëmbëlltyrë e nje tranzicioni të trazuar, ku personazhet përndiqen nga paranoja, heshtja vetmia, pafuqia dhe që shkojnë drejt fundit të tyre me dhimbje, me brenga. por sidoqoftë të heshtur dhe të bindur.
Robin Sharma dhe Ermal Mamaqi jane dy prej autoreve qe ne i kemi perzgjedhur bashkerisht ne nje set per t’i rekomanduar dhe per t’i ndare per dhurata tek miqte tuaj qe po kerkojne ndryshimin
Ne kete set kemi sjelle dy libra qe kane ne fokus gruan dhe modelet e suksesshme ne histori. Mia Kankimaki ka perzgjedhur zonjat me te vecanta ne disa kontintene, ndersa Marie Benedict ka gjurmuar dhe na ka rrefyer deri ne detaje historine e Hejdi Lamarit, bukuroshes qe me mendjen e saj ndryshoi boten.
Libri i ri dhe i parë dhe sprovë i Anila Kadijës vjen nga pervoja si mësuese e gjuhës shqipe. Këtu shfaqen cilësitë e duhura e të nevojshme për edukimin dhe kultivon me fanatizëm kulturën për ruajtjen e gjuhës. Autorja këmbëngul se gjuha jonë e bukur, duhet të trashëgohet në breza e të mbahet gjallë në të gjitha format e mënyrat, madje, duhet të gjenden...
Autori i romanit Vladimir Pistalo përdor stilin e tij të shkrimtarit të fiksionit për të portretizuar jetën dhe veprën e Teslës, duke i dhënë romanit një ndjenjë romanze dhe poezi. Megjithatë, ai mbetet i besueshëm ndaj faktëve historikë dhe përdor burime të shumta të dokumentacionit për të vërtetuar atë që shkruan. Në përgjithësi, roman "Tesla" është një...
Tregimet e mrekullueshme të Nikollai Gogolit – Nevski Prospekt, Hunda, Portreti, Manteli, Karroca dhe Shënimet e një të çmenduri – të përkthyera mjeshtërisht nga Mitrush Kuteli, në një botim që ia shtojnë vlerën dhe ilustrimet e mjeshtrit-piktor Anastas Kostandini