Reduced price! 21 leksione per shekullin e 21 View larger

21 leksione per shekullin e 21

Yuval Noah Harari A-002600

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, "Sapiens" dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo individi në epokën tonë

More details

1069 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928286345

1 700 Lekë

-15%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta.

Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri?

Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme?

A janë kombet dhe fetë ende domethënëse?

Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve?

"21 leksione për shekullin e 21" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes.

Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t'ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën.

Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon?

Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë?

Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit?

Pse është në krizë demokracia liberale?

Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve.

Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet.

Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "21 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.

                                            

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages384
ISBN9789928286345
Shtëpia botuese21 lessons for 21'st century
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAulona Ormeni
I ri1