Pertej View larger

Pertej

Natsuo Kirino A-004057

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani i Natsuo Kirino "Përtej" tregon një histori rrëqethëse krimi në periferi të Tokios. Natsuo Kirino, e quajtur ndryshe si "mbretëresha e romaneve të krimit japonez" zotëron me mjeshtëri humorin e zi në këtë narratim gozhdues por edhe kompleks, e cila kombinon një vështrim bindës në botën e hikshme të jakuzës me një portretizim të shkëlqyer të psikologjisë së krimit të dhunshëm.

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062413

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Katër gra punojnë në turnin e natës në një fabrikë ku përgatiten dhe paketohen ushqime të gatshme. Të ngarkuara deri në fyt me punë dhe me borxhe, të izoluara nga bashkëshortët dhe fërnijët, të gjitha ëndërrojnë të gjejnë një zgjidhje në jetën e tyre pa rrugëdalje.

Një nënë e re, në kulmin e dëshpërimit, vret bashkëshortin e saj imoral dhe kumarxhi dhe i rrëfen krimin njërës prej kolegeve të saj, Masako Katorit.

Masako e ndihmon shoqen e saj duke kërkuar ndihmën e shoqeve të tjera që të copëtojnë trupin dhe të zhdukin provat pa lënë asnjë gjurmë të viktimës. Kur policia zbulon disa pjesë të trupit, problemet ndërlikohen edhe më shumë. Katërgratë, bashkëpunëtore në krim, përveç policisë duhet të shqetësohen edhe për një fajdexhi që ka lidhje me jakuzan, i cili pasi zbulon sekretin e tyre do ta përdorë për përfitimet e veta.

Romani merr një kthesë të papritur tensionuese kur katër gratë vihen në shënjestren e pamëshirshme të pronarit të një klubi nate, të cilit policia i ka ngarkuar krimin. Për shkak të tyre, ai ka humbur gjithçka dhe tani është i etur për hakmarrje. "Përtej" është një thriller psikologjik që zbulon skutat më të errëta të shpirtit njerëzor, një përkujtues turbullues që dëshira e dëshpëruar për liri mund të bëjë edhe njeriun më të zakonshëm të bëjë të paimagjinueshmen.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages560
ISBN9789928062413
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnisa Trifoni
RomanMister&Thriller