Maya Angelou A-002461
New product
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares.
10 Items
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928233622 | |
Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më parë.
Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, “Mami, unë dhe mami” zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t’u ngritur nga thellësi të pamata në lartësi të pamundura.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 173 |
| ISBN | 9789928233622 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jerina Dushku |
Në një botë të egër, ku të qenit zezake dhe grua njëkohësisht ta bën jetën të pamundur, Maya Angelou arrin të ringrihet si një grua fenomenale. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.