Dalia View larger

Dalia

Luan Rama A-006308

New product

Përshkrim i shkurtër
Ky roman mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Është historia e dy grave që i përkasin një kohe tjetër, ku fati i detyron të bashkëjetojnë me të njëjtin burrë. Kjo nuk ishte në dëshirën e tyre, por të ligjit të maleve, Kanunit. Një nënë, për hir të fëmijës, mund të pranojë edhe ligjin më poshtërues. Në fillim është xhelozia e më pas urrejtja, të cilat, së bashku me sprovat e jetës, me kalimin e kohës do të kthehen në një dashuri aq të madhe, sa këto dy gra do të
kthehen në një personazh i vetëm.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928332301

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Duhet të jetë e dhimbshme braktisja e një qyteti. Mendova një çast natën e fundit të atij qyteti para se të hapeshin portat e digës së hidrocentralit dhe banorët e fundit që nxitonin të linin shtëpitë e tyre për të shkuar në shtëpitë e reja të ndërtuara në një pllajë kodrinore. Linin ato shtëpi ku ishin ngjizur breza me radhë, aq shumë histori, kujtime, vdekje dhe lindje. Sigurisht, në jetën njerëzore ka ndodhur që qytetet të zhduken nga përmbytjet e mëdha apo tërmetet, por ideja e krijimit të një liqeni ishte padyshim arbitrare, si shumëçka në atë kohë totalitare.
Vështrova nga Dalia dhe imagjinova një çast atë ndarje, ndoshta të fundit të saj, me fshatin, malet, me këtë qytet të ri dhe të vjetrin humbur nën ujërat e liqenit pothuaj çerek shekulli më parë. Me siguri, mendova, po shikon hijet e atyre shtëpive të vjetra që luhateshin në fundin e ujërave, shtëpi gërmadha, mure, çati, të braktisura me aq dhimbje. Gjithçka ishte përmbytur bashkë me ligjet e Kanunit. Vetëm kujtimet kishin mbetur pas. Ishte koha e saj, e jetës dikur…

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages100
ISBN9789928332301
RedaktoriArtemisa Bushi
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1