Së shpejti Shtëpia botuese “Fan Noli”...
Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash
Gruaja e Pilotit është një bestseller ndërkombëtar që e ka ngjitur Anita Shreve në majat e letërsisë bashkëkohore amerikane. Aspekti psikologjik i humbjes së njeriut të dashur dhe rindërtimi i jetës pas një fatkeqësie të tillë, hulumtohet thellë në përpjekje për tiu përgjigjur pyetjes: sa mirë mund të arrijmë ta njohim dikë? Gruaja e Pilotit është një...
Nje sinfoni epike e mrekullueshme e jetes, e nje familje tradicionale italiane ne rrjedhen e ndryshimeve dhe ritmeve te shpejta te enderres amerikane... Tigriani e mbush kete roman me endje muzikale dhe me nje dashuri qe zgjat gjithe jeten... Kujtime, humor, dashuri, deshtime, si dhe nje pike kthese e emocioneve te fuqishme."
Dino Buzzati njihet nga lexuesi shqiptare permes permbledhjes briliante te tregimeve Gruaja me flatra, e cila vjen ne kete ribotim nga Ombra GVG.
Një biografi e autorit të Zonja Bovari, që nxjerr në pah lidhjen e Floberit me shoqërinë, marrëdhënien e tij me të dashurën dhe, sigurisht, veprat e tij artistike. Autori prezanton një studim të plotë dhe mjeshtëror të punës së romancierit të madh francez të shekullit të 19.
"Hajdutja e pafumeve" është një roman dehës mbi jetën e çmendur të nëndheshme të Parisit të pushtuar nga nazistët. Në çdo faqe të tij ndjehen aromat magjepsëse të parfumit...
Ky set ka dy histori dashurie te cilat kane magjepsur lexuesit. Duke pare ecurine e tyre, ne po i rekomandojme ne nje set per ata qe duan te perjetojne dimensionet me te thella te dashurise njerezore.
Natasha Lester te mrekullon me historite e saj, te vendosura ne kontekste te veshtira te qenies njerezore, ku pasioni dhe dashuria triumfon mbi gjithcka. Sekreret e Parisit dhe Rrobaqepsja e Parisit jane dy romane te cilet ne nje pako jane zgjedhje ideale per dhurata per te gjithe lexuesit qe i duan sagat magjepsese.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Askush nuk mund të arrijë peizazhin e histerisë, truallin e këtij romani, pa u përballur me figurën madhështore të Sigmund Frojdit. Frojdi, në të vërtetë është një nga karakteret e romanit, si zbulues i mitit modern, të madh e të bukur të psikoanalizës.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
Fëmijëria e tij është ajo e një brezi të mëparshëm, me makina të konvertueshme, një qytet që është ende një qytet dhe me plazhe që nuk janë të mbushura me turistë argjentinas. Ajo që në vepër për rrëfimtarin e saj është një kthim pas në kohë, për vetë autorin, është një ushtrim i imagjinatës.
Romani i Morantes na kujton se; askush nuk mund të jetojë vetëm me kujtimet e së shkuarës dhe se të rritesh do të thotë të vazhdosh të ecësh përpara. Secili nga ne e ka ishullin e tij thellë brenda vetes, por ishulli i Arturos shënjohet nga një ritëm fillimisht i ngadaltë dhe më pas në rritje, duke u bërë i paparashikueshëm; është mitiko fantastik, i...
Pas serisë me 5 libra të Princesësh, një tjetër bestseller i Jean Sasson vjen në shqip, - “Jasemina”, një tjetër histori tragjike nga jeta në Lindjen e Mesme; përdhunimet ndaj femrave në Kuvajtin e pushtuar nga irakenët e Sadam Huseinit. Një histori e vërtetë, tronditëse, njëherësh edhe thriller, e kthyer në roman pas 20 vitesh.
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.
Romani “JETA DHE FATI” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndalua nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradase.
Romani "Jeta e vërtetë", trajton temën universale të jetës dhe vdekjes dhe dinamikën e marrëdhënieve familjare shpeshherë të ndërlikuara.
Lee Seung-U na kujton se është dashuria ajo forcë që na bashkon të gjithëve… pavarësisht rrethanave dramatike në të cilën ajo lind.
"Jetë rezervë" është një roman befasues, që trajton me ndjeshmëri, metaforën e shpërbërjes së Jugosllavisë, nëpërmjet ndarjes së motrave siameze... jeta e të cilave në një moment të caktuar, merr një kthesë të jashtëzakonshme, komplekse, tronditëse.
Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm
Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore. Pas sfondit origjinal të secilës ndihen trazirat e brendshme të depresionit, pikëllimit dhe humbjes, të...
"Ky është një kënvështrim shumë interesant dhe befasues i të menduarit. Është një nivel i lartë pjekurie i përmbajtjes edhe i stilit për një shkrimtar shumë të ri". "Tuna Kiremitçi është një kantautor dhe një shkrimtar i mrekullueshëm... Ai shkruan tekste poetike dhe romane shumë të bukura dhe këtë e ka bërë që në hapat e para të tij"
Nëpërmjet leximit të këtij libri çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.
"Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një Libra që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën." Wole...
Koha për të vrarë është romani i vetëm i autorit italian Ennio Flaiano. I botuar në vitin 1947, në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz Strega. Romani është një alegori e eksperiencës së Italisë kolonialiste në Afrikë.