Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.
"Për shumë arsye Deti, deti është një vepër e cila na vë në provë me dashurinë... sepse Murdoch ka përshkruar pak nga historitë tona e na mban me emocione gjatë gjithë leximit. Nga ana tjetër ky roman na tregon se edhe atëherë kur dashurinë e flakim tej vetvetes, dashuria e dikujt tjetër na ndjek gjatë gjithë jetës." The Quarterly Conversation
Shtepia botuese Ombra GVG sjell nje permbledhje me tregime te autoreve Ariana Harwicz, Mikaël Gómez Guthart, nje prej prurjeve me te mira bashkekohore te prozes se shkurter
Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë. “Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.
Maria Shrive, një gazetare e njohur dhe fituese e disa çmimeve, në këtë Libra zbulon parimet që e kanë udhëhequr në jetën e saj si grua në karrierë, nënë dhe bashkëshorte. ?
Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...
"Don Segundo" është një vepër mbresëlënëse dhe lexuesi e vlerëson pa masë forcën e karakterit të tij. Nisur nga ky detaj, Güiraldes vazhdimisht e thekson se është statuja morale e Don Segundos dhe jo ajo fizike që e përcakton atë si një shembull virtyti dhe humanizmi.
“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë. Ky roman ka fituar trofe të shumëfishta në SHBA dhe kudo nëpër...
Keto dy saga qe jane hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG jane pjese e nje seti, i cili do te krijoje nje tjeter perceptim tek lexuesit per fuqine qe ka letersia per te rrefyer saga dhe histori qe mbeten gjalle ne kujtesen e secilit prej nesh
"E pastër", është një eksplorim letrar dhe kompleks i emocioneve, që lindin në marrëdhëniet me punëdhënësin.
"Engjëlli" i Sandrone Dazierit është një roman i bukur, i fuqishëm dhe imponues, është një libër i strukturuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës, bindës, që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht, të mendosh e të zbulosh shumë enigma rretheqark teje... "Engjëlli" është edhe një pasqyrim i asaj që ndodh me të vërtetë në botën ku jetojmë, na...
Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Epika e yjeve të...
Një mënyrë tejet interesante e shkrimit të historisë, ku format moderne të rrëfimit analizojnë ngjarje, fenomene, personazhe dhe procese të zhvillimit politik, ekonomik, social dhe kulturor në kontinentin europian
Falltarët është një vepër pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditë më të mire të romanit. Fuqia e autores qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve.
Përbindësha shakatarë me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave! Hyr e zbuloji njëri pas tjetrit. Lojëra tmerruese dhe krijese të përbindshme të presin me kurthet e tyre nga më të çuditshmet! Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh edhe aq lehtë prej andej.
Përbindësha shakatarë me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave! Hyr e zbuloji njëri pas tjetrit. Lojëra tmerruese dhe krijese të përbindshme të presin me kurthet e tyre nga më të çuditshmet! Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh edhe aq lehtë prej andej.
Filli është romani i fundit i Sian Melangell Dafydd dhe është vepra që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe
Romani "Financieri" është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko - sociale të sistemit të ri ekonomik.Drajzeri është edhe terapeutisti i duhur për plagët që nisën t'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të ekzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në...
Përmbledhja me tregime “Fjala e ndaluar” – është një përmbledhje me tregime, nga shkrimtari Eris Rusi që të ndërmend mollën e ndaluar të Kopshtit të Edenit ose atmosferën e zymtë kur fjalët mund të çonin në greminë gjatë diktaturës. Po sot, në këtë botë ku komunikimi ngjan si zgjatim i natyrshëm i njeriut teknologjik, kush vallë të jetë “Fjala e ndaluar”?
Romani "Fotografja franceze" është bazuar në historinë e pabesueshme por të vërtetë të modeles së revistës Vogue Lee Miller, e cila u kthye në një nga fotoreporteret e para femra të luftës.
Libri Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë, është Libra kujtimi në të cilin shfaqen përjetimet reale të shtegtimeve të njeriut kërkimtar për të zhdukur të keqen dhe për të shfaqur të bukurën në jetë. Petrit Palushi me afërsinë e qasjen prej njeriu e shkrimtari ka reflektuar pikërisht metaforën me mbresëlënëse për Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë,
Cili shkon në një restorant dhe sheh se vera e kuqe është pak si shumë e kuqe; cili në diskotekë i vë syrin vajzës më të bukur; cili për të kaluar një fundjavë zgjedh dhomën e gabuar… mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj. Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë,...
Ky është një roman për prindërit dhe për fëmijët, për kujtimet dhe për mënyrën sesi duhet të ndërtojmë raportet me brezat. Është një ndër romanet më të mira të letërsisë bashkëkohore çeke, fitues i disa çmimeve dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG
Shkruar me një stil mbërthyes, Rein Raud sjell një vepër me personazhe të gjallë, pa tone të errëta hidhërimi apo moralizimi, por me mesazhe të fuqishme për jetën.
“Gjurmë të errëta” është një roman shumë tërheqës. Personazhet skizofrenikë janë vizatuar me shumë kujdes deri në detajet më të pabesueshme dhe vërtiten rreth një serie vrasjesh mizore, që janë edhe boshti rrëfyes i kësaj vepre mbresëlënëse.”