Viti 2017 e pasuroi letërsinë e...
Shtëpia e Librit OMBRA GVG, e themeluar në vitin 1998 nga Vasilika dhe Gëzim Tafa, është një ndër emrat e njohur në botimet shqipëtare. Veprimtaria e saj është e mbështetur në disa kolana të letërsisë shqipe dhe të huaj, klasike dhe bashkëkohore. OMBRA GVG përveçse i zgjedh me kujdes autorët dhe veprat e tyre, i përcjell ata në duart e lexuesit nëpërmjet një kujdesi të veçantë profesionale dhe grafike, cilësi kjo që e dallon nga shtëpitë e tjera botuese. Shumë nga autorët dhe botimet e OMBRA GVG janë vlerësuar me çmime të rëndësishme për vlerat letrare, artistike apo veçanësinë grafike.
Shtëpia e Librit OMBRA GVG bashkëpunon dhe realizon shumë botime ne formën e co-edizioneve me shtëpi botuese të njohura në mbarëbotën. Përkthimet nga letërsia e huaj janë realizuar nëpërmjet marreveshjeve me shtëpi botuesi si Feltrinelli, Mondadori, Rizzoli, Einaudi, La Coccinella, EdiCarta group, McRae Books, Cacucci Editore, Gallimard, XO Editions, Stock Editions, Oxford University Press, HarperCollins Publishers, Random House, Hachette Group, Penguin Picador, Faber&Faber, Farrar Straus and Giroux, Hyperion, Warner Books, Bookworn Llc, MIKENA Print, etj.
OMBRA GVG është pjesë e rëndësishme e rretheve intelektuale në trevat ku flitet shqip e më tej. Ne i ofrojmë lexuesit autorët dhe titujt më të zgjedhur nga letërsia shqipe dhe botërore. Botimet me logon OMBRA GVG kanë ndikuar dukshëm në cilësinë e tregut të librit shqip, dhe në afrimin e tij me standartet më të larta evropiane. Edhe në panairet e librit brenda dhe jashtë vendit kjo tipologji spikat dukshëm.
Një botim me shumë vlera, me fakte, rekorde dhe figura të mahnitshme mbi qytetërimet e lashta, fetë, hapsirën, natyrën, kafshët, teknologjinë, vendet, popujt, artin, mbi gjithçka.
Viola Isufaj në këtë përmbledhje prezantohet si një poete e ndjeshmërisë emocionale.Ky profil poetik ka diktuar edhe përdorimin e shpeshtë të pasthirrmave, si mundësi për shprehjen, amplifikimin dhe përcjelljen tek lexuesi të frymës dhe gjëndjeve emocionale që mbartin poezitë.
Adibas është një satirë tragjike që e vë gishtin mbi plagën e falsifikimit masiv të brandeve të njohura të seksit dhe masakrës që i bëhet konsumatorit vendas. Një roman lufte, pa luftë, i vendosur në sfondin e një mashtrimi të madh dhe degradimit të individit.
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
Arti i luftës i gjeneralit Sun Tzu, është një traktat i lashtë ushtarak kinez që daton nga afërsisht në shekullin e V-të para Krishtit. Vepra, e cila i atribuohet këtij strategu të lashtë ushtarak, është e përbërë nga 13 kapituj. Çdo kapitull i kushtohet një aspekti të veçantë të luftës, rregullave, strategjive dhe taktikave ushtarake, dhe si duhet të...
Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
Një tjetër roman i Jeffrey Archer vjen në shqip pas suksesit të sagës së Keinit dhe Abelit. Një nga dhjetë romancierët më të mirë të kohës tonë rrëfen mënyrën sesi fitohet paraja sot; por ai shkon më tej: tregon historitë e sakrificës dhe gjakut që i duhet sipërmarrësit për të mbajtur milionshin e parë të dollarëve. Henrik Metelski ishte një prej njerëzve...
Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij
Pas shumë vitesh krijimi dhe përpunimi të parreshtur të teksteve, autorja përfundimisht komunikon me lexuesin me librin e parë poetik “Aurat e natës”. Ky vëllim e ka kaluar testin paraprak sepse është vlerësuar nga Ministria e Kulturës mes propozimeve të mbështetura nga Fondi i Krijimtarisë, dhënë gjatë vitit 2017.
Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.
Ky libër është vazhdimi i sagës së "Keini dhe Abeli" dhe vazhdon të zbulojë detaje emocionuese të jetës së Florentinësbijës së multimilionerit Abel Roznovski.
"Budallai" është legjenda e paharrueshme e një burri, e një gruaje dhe e një kombi të ndarë. Megjithëse nuk ështe një roman drejtpërdrejt mbi genocidin armen, kryevepra e Raffit është po aq e rëndësishme për të kuptuar kontekstin historik nën Perandorinë Osmane në fund të shekuliit të 19-të.
Vëllimi poetik Bulkthe është një ndër vëllimet më të arritura të poetit, duke filluar që nga struktura grafike deri në detajet më të holluara mbi krijimtarinë e poetit dhe në vetë protagonisten e librit
Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal",është një Libra i shkruar nga ylli i kinemasë hollivudiane, Jim Belushi me nota të thella autobiografike, ku aktori ka provuar te jetë në rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkëlqyer në kinematografi, por nuk e ka ndier veten të realizuar pa thënë ato që vetëm ai i di për jetën nëpër te cilën ka shkelur
Ky roman është shpallur fitues i çmimit të Panairit të Librit "Tirana 2018". Autori vjen me librin e dyte te tij, duke u shfaqur si nje nder zerat premtues ne zhanrin e romanit mes autoreve te rinj shqiptare.
Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift...
Dashuria është e verbër, ofron një lexim të këndshëm. Në tregimet dhe novelat me situata fantashkencore, humori, ironia, tmerri dhe, herë herë, neveria, ndahen nga njëra tjetra me një fije floku.
"Për shumë arsye Deti, deti është një vepër e cila na vë në provë me dashurinë... sepse Murdoch ka përshkruar pak nga historitë tona e na mban me emocione gjatë gjithë leximit. Nga ana tjetër ky roman na tregon se edhe atëherë kur dashurinë e flakim tej vetvetes, dashuria e dikujt tjetër na ndjek gjatë gjithë jetës." The Quarterly Conversation
Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë. “Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.
Maria Shrive, një gazetare e njohur dhe fituese e disa çmimeve, në këtë Libra zbulon parimet që e kanë udhëhequr në jetën e saj si grua në karrierë, nënë dhe bashkëshorte. ?
“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë. Ky roman ka fituar trofe të shumëfishta në SHBA dhe kudo nëpër...
"Engjëlli" i Sandrone Dazierit është një roman i bukur, i fuqishëm dhe imponues, është një libër i strukturuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës, bindës, që të bën të qash e të qeshësh njëkohësisht, të mendosh e të zbulosh shumë enigma rretheqark teje... "Engjëlli" është edhe një pasqyrim i asaj që ndodh me të vërtetë në botën ku jetojmë, na...
Në këtë rrëfim artistik, romancieri brazilian Alberto Mussa në rolin e një studenti pasuniversitar të letërsisë paraislamike, endet nëpër konferencat arabe dhe labirintet e bibliotekave për të krahasuar atë që është origjinale me atë të trilluar në tekstet e mijëvjeçarit. Dhe të duket sikur udhëhiqesh nga një udhëzues i verbër i mitit të quajtur Jorge...
Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Epika e yjeve të...
Përbindësha shakatarë me pamje nga më të çuditshmet të presin te këndi i lojërave! Hyr e zbuloji njëri pas tjetrit. Lojëra tmerruese dhe krijese të përbindshme të presin me kurthet e tyre nga më të çuditshmet! Edhe po hyre mos të të gënjejë mendja se mund të dalësh edhe aq lehtë prej andej.
Libri Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë, është Libra kujtimi në të cilin shfaqen përjetimet reale të shtegtimeve të njeriut kërkimtar për të zhdukur të keqen dhe për të shfaqur të bukurën në jetë. Petrit Palushi me afërsinë e qasjen prej njeriu e shkrimtari ka reflektuar pikërisht metaforën me mbresëlënëse për Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë,
Ky është një roman për prindërit dhe për fëmijët, për kujtimet dhe për mënyrën sesi duhet të ndërtojmë raportet me brezat. Është një ndër romanet më të mira të letërsisë bashkëkohore çeke, fitues i disa çmimeve dhe i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Shkruar me një stil mbërthyes, Rein Raud sjell një vepër me personazhe të gjallë, pa tone të errëta hidhërimi apo moralizimi, por me mesazhe të fuqishme për jetën.