"Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.
“Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij, Updike krijon një roman me rëndësi të dorës së parë.
Duke rendur nëpër dekada, tri romanet e para të John Updike. "Lepur, vrapo", (1960). "Lepuri kthehet" (1971) dhe "Lepuri është i pasur" (1981) - shpërfaqin Amerikën e klasës së mesme në të gjithë lavdinë e saj jo të përkryer. "Lepuri prehet" (1990), i fundit dhe fituesi i çmimit Pulitzer 1991, e vazhdon këtë shpërfaqje të shkëlqyer. Përveç kësaj, ai...
Libri është konceptuar me dy pjesë kryesore në funksion të njëra-tjetrës. Pjesët teorike shtjellojnë koncepte sipas fushës së interesit, ndërsa në plotësim të tyre vijnë pjesët antologjike, si përzgjedhje të lira, përkthyer nga gjuha angleze apo italiane, sipas rastit. Në funksion të organizmit dhe kuptimit të librit, si edhe në respektim të teksteve të...
"Gjuha shqipe 5" libër për mësuesin e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare.
Këto libra janë të pashmangshëm për çdo fëmijë; ato janë libra fluturues të cilët nuk dalin kurrë nga mendja e tyre. Prandaj për çdo fëmijë që do të nisë të bëjë raftin e vet me libra, ne iu sugjerojmë ta nisin me Piter Panin, Princi i vogël, Aventurat e Pinokut dhe Bëmat e Lizës në botën e çudirave. Fluturo edhe ti!
Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe i harresës” është fitues i “Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por...
"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
Ky libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera.
Një “këlysh” njeriu gjendet në xhungël, në shpellën e ujqërve. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë nënës Ujkonjë dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës, tigri Sher Kan ulërin i tërbuar sepse do ta kullufitë.
Abetarja e parë zanore në gjuhën shqipe. Duke shtypur butonët zanorë, fëmijët dëgjojnë shkronjat, fjalët e fjalitë dhe i mësojnë ato në mënyrë argëtuese. Në libër ata do të gjejnë situata me personazhe nga bota e kafshëve, të ilustruara plot ngjyra e fantazi.
Nëse jeni në kërkim të kuptimit të martesës dhe lidhje-zgjidhjes së saj në ccift, ky është romani që duhet lexuar. Mes lirisë dhe skllavërisë, lidhja martesore merr forma dhe krijon raporte të jashtëzakonshme. Domenico Starnone na ka dhuruar historinë e një arratie, e një kthimi, historinë e të gjitha dështimeve, të atyre që na duken të pakapërcyeshme dhe...
Pamfleti i Ligjit, i botuar në rreth një milion kopje, vazhdon të shitet edhe sot me një ritëm prej 15 mijë kopjesh në vit. Çdo vit, nga pak kudo në botë, dalin një ose disa libra për të, si dhe përkthime të veprave të tij.
Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Libri “Liza në botën e çudirave” është një tregim fantastik, i botuar në 123 vende të botës.
Ky libër përmban vjershat më të bukura për lodrat e dashura të fëmijëve. Ato shoqërohen me ilustrime magjepsëse nga bota e lojërave. Duke shtypur butonin pranë figures përkatëse fëmija do të dëgjojë vjershën për lodrën e tij të preferuar. Vjershat janë të thjeshta, me rimë të përshtatshme për këtë moshë si dhe shoqërohen me melodi fëminore.
Ky libër, përmes ilustrimeve të këndshme, argëtuese dhe didaktike, i njeh të vegjlit me lodra të ndryshme dhe i mëson ata se si të luajnë me to. Në këtë libër fëmijët do të gjejnë edhe se cila është lodra e tyre më e parapëlqyer. Kopertina: me mbushje, e butë.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Në faqet e librit "Lojë me gjëegjëza" do të gjeni një sërë gjëegjëzash të ilustruara me ngjyra, të cilat ngacmojnë logjikën e fëmijëve dhe i nxisin ata të gjejnë përgjigjet.
Kuti kartoni me fisha (me shkronja e figura) dhe me CD. Nxtini fëmijët të mësojnë më shumë rreth shkronjave dhe e gjithë kjo vjen tek ju nëpërmjet lojërave. Fëmijët edhe mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në të shkruar, por në të njëjtjën kohë dhe argëtohen duke luajtur. Pasi kemi mësuar bazat e shkronjave, tani do të lidhim këto shkronja së bashku.
Përrallën e famshme "Maçoku me çizme" të Sharl Perosë, të ilustruar në mënyrë të mrekullueshme, tani fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës.
Maksi dhe Paulina luajnë futboll. "Gol!" thërret Maksi. "Ne jemi kampionë botë!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitojë "Kupën e Botës?!"
Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie... Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur... fiu! Në vend të dhëmbit, mbetet një gropë!