Charles Baudelaire BAO0548
New product
466 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 978-9928-282-45-3 | |
Disa më kanë thënë se këto poezi mund të bëjnë keq; nuk jam gëzuar për këtë gjë. Ca të tjerë, shpirtra të mirë këta, më kanë thënë se mund të bëjnë mirë; as kjo nuk më ka pikëlluar. Frika e të parëve dhe shpresa e të dytëve njëlloj më kanë çuditur dhe kanë shërbyer vetëm për të marrë vesh se ky shekull i ka çmësuar dhe harruar të gjitha nocionet klasike lidhur me letërsinë. (Charles Baudalaire)
Pak shkrimtarë kanë pasur aq ndikim te brezat pasardhës sa Charles Baudelaire-i, të cilin e konsiderojnë si poetin e parë modern. Emri i tij njihet kudo, pasi tashmë Baudelaire-i është poeti francez më i përkthyer dhe më i lexuar në mbarë rruzullin. Ai është një prej simbolistëve më të shquar, që hapi udhën nëpër të cilën kaluan të gjitha shkollat moderniste.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 280 |
| ISBN | 978-9928-282-45-3 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Primo Shllaku |
Ky është botimi më i përzgjedhur dhe një nga përpjekjet më stoike për të sjellë në një shqipe të bukur poezinë vështirësisht të përkthyeshme të Charles Baudelaire. Odeon ka mbledhur shqipërimet e Ismail Kadaresë, Fan S. Nolit, Alket Çanit, Arben Dedjes, Edmond Tupes dhe Romeo Çollakut. E veçanta e këtij vëllimi është edhe eseja e poetit të shquar francez,...
Vendosur në një Paris modern e urban, copëzat e prozës në këtë volum përmbajnë një eksplorim të mëtejshëm të terrenit që Baudelaire ka mbuluar në kryeveprën e tij në vargje, Lulet e së keqes: qyteti dhe mjerimi dhe pabarazia e tij, presioni i kohës dhe vdekshmërisë, dhe çlirimi që të japin kënaqësitë sensuale të intoksifikimit, artit dhe gratë.
"Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...