Në historinë e shtypit shqip, kjo...
Unë jam gati katër vjeç! - thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjeç, mund të dëshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur në botë mund t'I shitet dikujt tjetër...
Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e "Natës së mirë"?!
Gati!? NISU! Maksi merr vrull me biçikletën e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçikletë e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij, Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë... Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para.
Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen "Kali i detit". Edhe Maksit do ti pëlqente të mësonte notin. "Ti nuk e merr dot atë medalje, se nuk je adhurues i ujit", - i thotë vëllai i tij i madh. Tani I takon Maksit të tregojë çështë i aftë të bëjë!
Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk është dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë materialet që u duhen, për të ndërtuar "tmerrin e deteve"...
Ky triller mee histori dashurie ju rrëmben qe në rreshtat e parë dhe derisa ta përfundoni. Nje liber qe, për nga mjeshtria e nderthuries se karaktereve me ngjarjet, është e pamundur ta lëshosh nga dora. I mrekullueshem dhe i paharrueshem...
Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.
Më në fund erdhi koha jote, ky është skenari yt.
Hans-Joachim Lanksch është një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më jetëgjatë të Martin Camajt prandaj ky libër vjen me të gjithë thellësinë e njohjes, kulturën prej studiuesi dhe analizën e thellë të thuajse të gjithë veprës së tij. Për herë të parë dalin në dritë, dokumente dhe fakte të panjohura për Martin Camajn
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Më fal është një histori dashurie që eksploron anët më të errëta të jetës së përditshme, në një realizëm ëndërrimtar dhe absurd, me një gjuhë që tërheq dhe befason lexuesin. Ai është është një roman intensiv për dashurinë, vetëmashtrimin dhe sekretet e rrezikshme.
Seria Me quajne... e shtepise botuese Albas pasurohet edhe me nje tjeter personalitet te spikatur te historise shqiptare, Ali Pashe Tepelenen. Ky botim i pershtatur per femijet e vegjel, eshte pergatitur nga autoret Luan Rama dhe Sulid Kasemi
Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon?...
Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...”
Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më spikatëse të grave në historinë europiane, që kanë drejtuar shtete dhe fuqi të mëdha.
Tefta Tashko Koço (1910 - 1937), kjo bijë e një familjeje atdhetare, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.
Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë.
Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane.
Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar. Dhe për t'u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t'jua tregoj vetë historinë time.
Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte...
Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën.
Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e...
Emri im është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por të gjithë më njohin si Tereza e Kalkutës. Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten time dhe e pranoj që nuk i kam lexuar librat e shkruar për mua. Këtë herë, megjithatë, unë do të bëj një përjashtim për ju, pasi fëmijët gjithmonë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zemrën time.
Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat...
“Nuk kam punuar për të marrë tituj dhe çmime, edhe pse jam vlerësuar me shumë të tillë edhe jashtë vendit, por për të bërë art, për të dhënë diçka nga shpirti im dhe ndihem tepër e vlerësuar, kur njerëz të thjeshtë të panjohur më ndalin dhe më falënderojnë për kënaqësinë që kanë marrë prej filmave të mi.”