Maçoku Odin është një personazh i ri për lexuesit shqiptarë që vjen nga letërsia italiane. Kjo seri, e shkruar nga Francesco Bedini, deri më tani ka dy vëllime dhe është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Dritan”. Ne i kemi bërë bashkë në një set dhe ua rekomandojmë lexuesve të vegjël që moshën mbi 7 vjeç.
I vendosur në sfond të Luftës së Dytë Botërore dhe të krijimit të shtetit të Izraelit, I ZGJEDHURI është një roman prekës për transformimin dhe traditën, rritjen dhe mençurimin, gjetjen e vetes – edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga bashkësia.
Në Paris, Znj. Dudevant vdes. Po Zhorzh Sandi bëhet i njohur si një djalosh i fortë e plot jetë, për hir të Indianës, romanit të parë.
Barku i minierës i zbrazur, pistonat e shkulur, pasarelat e thyera... Pellgu qymyrguror i vjetër i Ebërfoilit, në Skoci, është krejtësisht i vdekur.
Në këtë vëllim: leximi, shkrimi dhe rregullat pozicionale të numrave deri në 100 llogaritja e shpejtë me mend të kuptuarit e tabelave labirinte e figura gjeometrike përmasa: peshë, gjatësi, vëllim të dhëna e ndërlidhje zgjidhje problemash
Ethshëm dhe me inteligjencë, Dominique Fortier gdhend në shpirtin tonë një tekst në natyrën e zbulimit, i cili ka fortësinë e shkëmbit dhe dalldinë e anijeve të braktisura. Në të njëjtën kohë, roman dhe bllok shënimesh, Ishulli i Librave është një homazh përrallor ndaj librave dhe atyre që i krijojnë.
Një libër inteligjent, i guximshëm dhe i shkruar bukur. Thjesht fare, ky rrëfim të ndryshon jetën.
Ky është një nga libër më të bukur për festën e Krishtlindjeve, i referuar përherë si botim për lexuesit e vegjël në një ditë të tillë
Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për ti shpëtuar persekutimit fetar, arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron,...
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
"Klasa" është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Dhjetë ligje jo-konvencionale për të ripërcaktuar jetën tuaj dhe për të qenë të suksessshëm sipas termave tuaj. Autori shprehet: “Unë mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm”.
“Në çdo grua jeton një djall, që duhet vrarë ose duke e vënë në punë, ose duke e bërë të lindë, ose me të dyja këto mënyra”, mëson një thënie e moçme serbe. Por Anika është një djall shumë i fuqishëm, që nuk e lë veten kollaj të zbutet dhe sjell shkatërrim kudo përreth, duke ushtruar njëfarë magjie erotike. Ky subjekt, ku Andriçi ka shpalosur tërë fuqinë...
Gratë e sotme janë nën një presion shumë të madh për të pasur fëmijë dhe nuk është më e mjaftueshme vetëm të jesh nënë, por duhet të jesh një nënë perfekte, që ushqen fëmijët për një kohë të gjatë me gji, që qëndron në shtëpi me fëmijët e saj për një kohë të gjatë dhe që i rrit me sa ka mundësi. Në këtë libër autorja, mbron tezën se shoqëria nuk duhet të...
Libri pasues i The Mister, bestsellerit #1 të Neë York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga EL James, autorja e trilogjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet. Çfarë ndodh kur këmba futet në këpucën e xhamtë..?
Vogëlushja Meri është një jetime e ardhur nga India për të jetuar me të afërmit në Angli. Kushëriri i saj, Kolin, është një djalë shëndetlig, që jeton në të njëjtën shtëpi të madhe e të ftohtë, ku Meri është dërguar.
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të letërsisë: Majkëll Hençardit. Ai shet gruan dhe vajzen ne nje gjendje te alkolizuar dhe pas ketij akti cnjerezor hapet nje port tjeter drejt pushtetit dhe...
– Po sikur të jenë të vërteta fjalët që kryetari i klubit, haxhiqamilasi i vjetër, i tha Dr. Krastës se “Haxhi Qamili jeton, shfaqet, flet, nuk vdes kurrë, po bën një jetë të padukshme në eter si Perëndia”? – pyeti me ankth Diana. – Ndoshta njerëzit do të kenë fatin të kuptojnë se duhet të mendohen përpara sesa të veprojnë, – u përgjigj ai, thua se kishte...
“Kujtimet e Sherlok Holmsit” është një përmbledhje e tregimeve të Sherlok Holmsit, e botuar fillimisht në vitin 1893, nga Artur Konan Dojli.
"KUSH PO FLET?" nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyren sesi u bën pyetje fëmijeve.
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.
Zemërzjarrti është tashmë një luftëtar i Klanit të Bubullimës,po rreziku ende fshihet në pyll.Macet e Klanit të Lumit po bëhëen nervoze,ndërsa Klani i erËs është i dobët dhe po përballet me kërcënime nga të gjitha anët.Ndërsa tensioni arrin në pikën kulmore,Zemërzjarrit i duhet jo vetëm të ndeshet,por edhe të përballet me tradhëtinë brenda vet Klanit të tij.
Lexoni mbi aventurat e Doritit dhe qenit të saj Toto, kur një tornado i zhvendos ato nga shtëpia e tyre në Kansas në tokën magjike të Ozit.