Hitoria gotike e vampirit Drakula e shkruar në vitin 1897 nga Brem Stokër vjen në këtë botim të përshtatur për fëmijë.
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka
Emocionues, tërheqës dhe fin vazhdimi mahnitës i bestsellerit “Njëri nga ne po gënjen“. Tani vjen romani i tretë: “E ka radhen tjetri”, hedhur në qarkullim nga Botimet Dritan. Mirë se vjen përsëri në gjimnazin Bejvju! Do të zgjedhësh të Vërtetën apo Sfidën?
Nxënësit e AGJD shkojnë në pyllin e Zi për të kërkuar arin e Sithes
Në qendër të romanit është dashuria mes një gruaje muslimane dhe një burri të krishterë.
Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herë të parë në vitin 1908.
Në këtë vepër autori shpalos pasione përvëluese, stili është plot lëvizje të gjalla, i admirueshëm, i përgjakshëm. Dritëhijet e çdo qenieje Sadi i vendos në qendër, të zhveshura dhe plot gjenialitet.
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
Familja Robinson, ndërrmer udhëtimin e saj drej Paqësorit. Pas një aksidenti, familja e gjen vetën në një ishull të madh.
Që kur Apokalipsi i Përbindëshave ka pllakosur qytetin, trembëdhjetëvjeçari Xhek Salivan ka jetuar në një shtëpi mbi pemë, të cilën e ka armatosur dri në dhëmbë, për të mos përmendur videolojrat dhe rezervat e pafund me biskota Oreo, TË MARRA NGA DYQANET E BRAKTISURA. Po Xheku nuk mund t’ua dalë dot i vetëm hordhive me Zombi, djaj me krahë e kacavjerrëse...
Zombit po zhduken. Kjo mund të duket gjë e mirë, pasi zombit ta hanë trurin, por djali normal Xhek Salivan ka dyshimet e tij. Ai dëgjon vazhdimisht një zhurmë si vikatje të frikshme që duket sikur i thërret zombit. Po për ku dhe për çfarë qëllimi (me shumë gjasë) të errët? Xheku, tre shokët e tij (ndoshta të vetmit njerëz në Tokë) dhe përbindëshi i tyre i...
Imperativi kategorik dhe rinjohja e dinjitetit të personit, cilidoqoftë njeriu dhe fusha e tij e aktivitetit, mund të konsiderohen si dy faqe të së njëjtës medalje. Imperativi kategorik na kujton se dinjiteti i personit human është nocioni që duhet të udhëheqë përgjithësisht veprimin njerëzor. Është nocioni i “dinjitetit themelor për të gjitha dhuntitë...
Motivi frymëzues i kësaj vepre është problemi racial, të cilit lideri i lëvizjes zezake i kushtoi krejt vetveten deri në flijimin e jetës.
Ky shkrim përfaqëson një pikë të pakthyeshme për të kuptuar thellësisht mendimin dhe veprën e Kantit.
Meso te njohesh format dhe ngjyrat permes ushtrimeve dhe lojerave argetuese
Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën. Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh.
Autorja e romanit Marreveshja, Elle Kennedy, nje fenomen Booktok-u, me miliona lexues ne mbare boten, vjen me nje tjeter romance rinore ne shqip, permes shtepise botuese Dritan. Sot secila vajze ka cte mesoje nga historia e dashurise se Grejsit me yllin hokejit qe shfaqet si mashkulli arrogant para femrave
Shtepia botuese Dritan hedh ne qarkullim librin e fundit te serise Twisted, Genjeshtra, te autores bestseller Ana Huang, - nje fenomen global i BookTok-ut, - shqiperuar nga Ilir Bashari. Libri vjen per lexuesit duke nisur qe nga data 5 qershor 2024. Porosite qe tani tek Bukinist online!
Detektivja Lindsej Bokser po ecën me ngarendje përgjatë një rruge piktoreske të San Franciskos, kur një shpërthim eksplozivi trondit zonën. Shtëpia e një manjati interneti përfshihet në çast nga flakët dhe kur Lindsej futet brenda për të kërkuar të mbijetuarit, ndeshet me tre të vdekur. Ketu fillon edhe historia e investigimi te ketij romani, pjese e...
Një epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ata formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.
Mamaja e famshe e Gorzilit, Sitha, vjen për të parë së kush i vrau të birin
Hamishi e Kamila është konsideruar si vepër polivalente e përmasave klasike dhe Kristianë Roll si një profete “in universum”. India e saj është Oqeanike: në hapësirë, në popullatë, në problemet e brendshme, apo në ato që i nis si kumt botës. Drama personale e zonjës Roll përbën më fort një vijë lidhëse për kronikën artistike, të pasqyruar si reflekse që...
Xhani Palagonia, emer pseudonim i nje oficeri policie qe eshte perballur per shume vite me mafian dhe krimin e organizuar ne Itali, qe ka qene me misione per te luftuar krimin edhe ne Shqiperi, sjell nje pamje te re te mafias italiane sot. Politika, pushteti, riciklimi, investimet, dyqanet, hotelet, ndertimi, tenderat e medhenj – jane marre peng sot, - me...
Lexuesi që i bashkohet këtij libri do të ndihet më shumë si një personazh i pashkruar i Segalit se sa thjesht lexues, duke e jetuar historinë nga Brenda.
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së...
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort.
Vazhdim i romanit të famshëm Histori dashurie. Dy vjet pas humbjes së dashurisë së jetës së tij, Oliver mendon se nuk do të dashurojë më kurrë derisa një ditë takon një grua të bukur dhe misterioze.