Drejt paqes se perhershme View larger

Drejt paqes se perhershme

Immanuel Kant A-004794

New product

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9992798661

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Njerëzit mund të lënë pezull pyetjen apo çështjen, që ngre mbishkrimi satirik: “Pax perpetua”, i gdhendur mbi tabelën e hanxhiut holandez, ku qëndronte e pikturuar një varrezë: a vlen kjo për njerëzit në përgjithësi, apo për shefat e Shtetit, në mënyrë të veçantë, të cilët nuk arrijnë kurrë të lodhen e mërziten nga lufta, apo është diçka që u përket thjesht filozofëve, që vetëbraktisen në këtë ëndërr të ëmbël...

Koncepti i së drejtës së njerëzve si e drejtë lufte, në vetvete nuk do të thotë asgjë (ngaqë do të duhej të ekzistonte atëherë një e drejtë, e cila t’i mbivihej së drejtës jo sipas ligjesh të jashtme të vlefshme universalisht; dhe që do të kufizonte lirinë në çdo pjesë të veçantë, duke përdorur dhunën, mbështetur mbi maksima të njëanshme).

Nga një e drejtë e tillë do të duhej, në fakt, të kuptonim se do të vihej drejtësi, dikur kur njerëz të prirur kësisoj do të shfarosnin njëri-tjetrin dhe do të gjenin atëherë paqen e përhershme në varrin e paanë, që mbulon tërë tmerret e dhunës tok me autorët e saj.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages176
ISBN9992798661
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Bako