“Megjithëse ëndrrat i referohen një sjelljeje të caktuar të vetëdijes dhe një gjendjeje të caktuar psikike, rrënjët e tyre janë të ngulitura thellë në pafundësinë e fshehtësive të errëta të mendjes së vetëdijshme. Për shkak të nevojës për një term më përshkrues, e quajmë këtë sfond të panjohur “pavetëdije”. Nuk e njohim natyrën e saj në vetvete dhe për vetveten, po vëmë re disa pasoja, prej vetive të së cilave guxojmë të nxjerrim një numër përfundimesh rreth natyrës së psikikës së pavetëdijshme. Duke qenë se ëndrrat janë shprehja më e zakonshme dhe më normale e psikikës së pavetëdijshme, ato na sigurojnë pjesën dërrmuese të materialit për hetimin e saj.”
– K. G. Jung, “Mbi Natyrën e Ëndrrave”
“Te “Simbolizmi Individual i Ëndrrave në Lidhje me Alkiminë”, . . . materiali përqendrohet në ekstrakte të nxjerra prej një serie me 400 ëndrra dhe vizione, që mbulojnë një periudhë dhjetë mujore në analizën e një “të riu me përgatitje të shkëlqyer shkencore”. Në këtë pjesë të veprës, tetëdhjetenjë ëndrra e “përshtypje pamore” diskutohen kaq imtësisht dhe të shoqërura me një bollëk të tillë materiali nga simbolizmi fetar i mbarë botës, si edhe me një larmi e pasuri aq të madhe ilustrimesh, saqë çdo orvatje për ta rishikuar do të rezultonte krejtësisht e pavlerë. Ndoshta komplimenti më i thjeshtë e më i vërtetë, që mund t’i bëhet veprës, është se ajo mundëson një përgatitje liberale në lëmin e labirinteve të psikikës njerëzore!”
–“Review of Religion”
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 289 |
| Published year | 2009 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Dritan Koka |
Jung përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.
Kjo vepër është vlerësuar jo vetëm si një ndër tekstet themelorë të psikologjisë jungiane, por edhe një ndër pikat kryesore dhe të pashmangshme të referimit të karakteriologjisë moderne, po të nisemi nga mprehtësia dhe gjerësia e interesave.
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.
Në këtë libër, doktor Jungu, i cili është autori i disa prej hipotezave më provokuese në psikologjinë moderne, përshkruan atë, që ai e quan një funksion të mirëfilltë fetar në mendjen e pavetëdijshme. Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë...