Ezopi A-004870
New product
Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit. Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.
4 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9992794925 | |
Ndonëse skllavi grek Ezop u ekzekutua mbi 2000 vjet më parë, fabulat e tij ushtrojnë ende një ndikim të fuqishëm te lexuesit e të gjitha moshave. Ato bëhen mjaft të njohura për fëmijët përpara se këta të mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe formojnë një pjesë të qenësishme të edukimit tonë moral, ndërkohë që shprehjet e tyre kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm bashkëbisedues.
Shprehje të tilla si “ujku, ujku!”, “qeni në grazhd” apo “rrushtë është i papjekur” janë kthyer në shprehje simbolike për sjellje të tilla si pamençuria, padrejtësia apo gjendja e mjerueshme morale. Si lexues, ne mund të mësojmë nga bëmat e dhelprës dinake, ujkut makut e gomarit budalla, por Ezopi kërkonte, gjithashtu, të nxirrte në pah pashpirtësinë dhe kotësinë e njerëzimit dhe kësaj ia del mbanë me zgjuarsi, qartësi dhe urtësi.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 232 |
| ISBN | 9992794925 |
| Published year | 2011 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Manushaqe Bako |
Përmbledhja e fabulave të Ezopit, ish-skllav dhe rrëfenjës, datojnë nga viti 620-560 para Krishtit në Greqinë e lashtë. Ato njihen botërisht dhe pranohen po aq gjerësisht për vlerat e tyre edukative dhe morale.
Ezopi mendohet se ka jetuar në vitet 620-564 p.e.s. Fabulat e tij të famshme i kanë rezistuar shekujve dhe janë përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e rëndë sishme botërore. Fabulat e tij shquhen për moralin dhe stilin edukativ, si dhe për frymën humane.