1947 - Viti kur filloi gjithcka View larger

1947 - Viti kur filloi gjithcka

Elisabeth Åsbrink BDI0908

New product

Përshkrim i shkurtër

Duke u nisur nga ngjarje në dukje të ndryshme, me një gjuhë të pasur, të gjallë, letrare, herë-herë poetike, Elisabeth Åsbrinku rrëfen lindjen e botës moderne, momentin në të cilin forcat që do të drejtojnë jetën tonë gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, bëhen të njohura për herë të parë. Sharmi narrativ dhe kërkimi i përpiktë ndërthuren me tematikën historike dhe sociale të librit.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816207

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

1947 është rrëfimi marramendës i një viti, në të cilin politika dhe historia e madhe shkrihen me ngjarjet e përditshme. Një vit në dukje i parëndësishëm, kur nis e lind një rend i ri, viti kur fillon gjithçka. Elisabeth Åsbrinku kompozon një histori poetike dhe të dokumentuar të një viti emblematik për identitetin e saj personal dhe kolektiv.

Ndërsa diku lufta është në përfundim, diku tjetër po fillon një epokë e re: ndryshimi nuk ndodh brenda natës, nga një ditë në tjetrën, por ngadalë dhe bota vibron për disa vjet. Njerëzit përpiqen të gjejnë rrugën për në shtëpitë që nuk ekzistojnë më, ose drejt një të ardhmeje të pasigurt, përtej oqeanit.

Në vitin 1947, mes miliona njerëzve që përshkonin Europën në kërkim të një jete të re, është edhe babai i Elisabeth Åsbrinkut, dhjetëvjeçar, jetim, hebre hungarez. Po atë vit, avokati polak Raphael Lemkini, pas shfarosjes së familjes së vet, krijoi termin "gjenocid" dhe luftoi me të gjitha forcat për ta njohur zyrtarisht si krim ndërkombëtar.

Në vitin 1947, filloi prodhimi i kallashnikovit, shpërtheu Lufta e Ftohtë, Christian Diori krijoi New Look, George Orwelli përfundoi draftin e romanit 1984, Simone de Beauvoir filloi të shkruante Seksi i dytë, u regjistrua defekti i parë kompjuterik, u krijua CIA dhe djali i një orëndreqësi egjiptian deklaroi qëllimin e xhihadit modern, Kombeve të Bashkuara iu deshën katër muaj për të gjetur një zgjidhje për problemin palestinez.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages252
ISBN9789928816207
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri
RomanSagë&Histori
I ri1