Arratisja e madhe View larger

Arratisja e madhe

Ulf Stark A-008649

New product

Përshkrim i shkurtër

Arratisja e madhe, vepra e fundit që Ulf Starku la trashëgim dhe që u botua pas vdekjes së tij, është një himn që i thuret jetës dhe lirisë, një ode e këndshme që, me humorin e ëmbël dhe të pashoq të këtij gjiganti të letërsisë për fëmijë, trajton mes shumë buzëqeshjesh e ndonjë pike loti tema vërtet të rëndësishme, nga dashuria mes brezave dhe mes të gjallëve e të vdekurve, deri te misteri i madh i botës së përtejme.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366320

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në spital, gjysh Gotfridi ndihej si luani në kafaz dhe nuk bënte gjë tjetër veçse u çirrej infermiereve, duke mos pranuar njeri pranë. Madje edhe të birit i pëlqente më shumë të rrinte në shtëpi duke zgjidhur fjalëkryqe, sesa të shkonte ta takonte. Por Ulfi i vogël e donte me shpirt gjyshin, edhe pse gojën e kishte ca të hidhur e ishte grindavec, prandaj i mbante inat babait që nuk e shpinte tek ai. Kështu sajoi një gënjeshtër dhe shkoi vetë; rrugën për në spital e dinte si në pëllëmbë të dorës. Dhe shpejt ua mori dorën gënjeshtrave, sepse herën tjetër thuri një plan për arratisje të vërtetë, për të përmbushur një dëshirë të madhe të gjyshit. Me para në dorë, pajtoi si shofer Roni-Adamsin, bukëpjekësin mik, pikalosh dhe punëmbaruar. Dhe, duke u hequr sikur po nisej për t'u grumbulluar me skuadrën e futbollit, i hyri një aventure plot vështirësi e të papritura për ta çuar gjyshin, me këmbën e thyer dhe zemrën e sëmurë, që të shihte ndoshta për herë të fundit shtëpinë në ishull: aty ai kishte jetuar kohë të lumtura me gjyshen, që tani ishte në qiell.

Data sheet

pages136
ISBN9789928366320
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori
I ri1