Elisa Binda, Mattia Perego BDI0694
New product
1106 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366924 | |
Tea është një magjistare disleksike, mezi lexon. Çfarë fati i keq, sepse për të bërë magji, ajo duhet të lexojë formula të ngatërruara magjike! Pas një aventure tjetër në klasë, që përfundon me ankesat e një shoku, Tea përjashtohet dhe, shumë e zhgënjyer, merr vesh lajmin se prindërit do ta dërgojnë në të vetmen shkollë të gatshme për ta pranuar: Akademinë Ofelia Blum për Krijesat Magjike, e njohur edhe si "akademia për krijesa me cene".
Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t'i ndihmojë t'i zhvillojnë ato. Pikërisht këtu, Tea do të gjejë shokët më të mirë që mund të kishte dashur ndonjëherë: djaloshin Noa Karter, që vuan nga paraliza cerebrale, por kur shndërrohet në një gargojl është i shkathët dhe i fuqishëm; Violën, sirenë e gjallë me flokë me ngjyrat e ylberit, e paaftë të ndiejë dhimbje; Viktorin, djaloshi ujk që ka humbur gjymtyrët e poshtme, por ka mësuar të ngrihet përballë çdo vështirësie; Tesën, zanë e bukur dhe e ëmbël me autizëm; magjistarin Morgan, i cili gjen një mënyrë për të bërë magji, megjithëse belbëzon; dhe Xhonatanin, fantazma e ndrojtur që priret të gjejë strehë në jetën e përtejme.
Bashkë me ta, Tea do të mësojë të përballet dhe të kapërcejë mundësitë e veta, veçanërisht kur ujku, një magjistar shumë i fuqishëm, kërcënon fatin e të gjithë komunitetit të krijesave magjike... Mosha e leximit: nga 10 vjeç.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 288 |
| ISBN | 9789928366924 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Fantashkencë |