Harry Mulisch BDI0025
New product
Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së familjes Stinuik.
501 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992731265 | |
Fundi i Plegut është dhe fundi i Stinuikëve, viktima të pafajshme të një masakre shtazarake. I vetmi që shpëton është Antoni, fëmija më i vogël, që do të mbartë për gjithë jetën gjurmët e pashlyeshme të kësaj tragjedie. Nga atentati e tutje rrëfehet historia e Antonit që i vendosur të presë çdo lidhje me të kaluarën, i kthen krahët asaj. Por e kaluara është gjithmonë e më shpesh e pranishme në jetën e tij, thuajse duke qesëndisur me pyetjen këmbëngulëse: Përse kufoma e kolaboracionistit në atë mbrëmje të tmerrshme të 1945 u spostua mu përpara shtëpisë së tij? Mirësi e cinizëm, lojë e fatit dhe rastësi e pashmangshme, zbulohen pas dyzet vjetësh në epilogun e ngjarjeve, duke vizatuar një pamje të asaj luftë të egër dhe pa fjalë të pakuptim.
| pages | 175 |
| ISBN | 9992731265 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Published year | 1998 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | bksh/Elda Ymeri Virgjil Kule |
Romani më i ri i Harry Mulisch-it, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.