Romani u botua në vitin 1886 dhe që prej asaj kohe ka njohur shitje në miliona kopje dhe përkthime në më shumë se dyzet gjuhë. Suksesi i tij vjen për shkak se temë e tij është dyzimi i personalitetit, duke u kthyer në sinon të dyfytyrësisë njerëzore. Kjo vepër është pararendëse e terorisë frojdiane, paçka se shfaqen dukshëm edhe ndikimet në teoritë...
Romanit "Doktor Zhivago" është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze.
Autorja më popullore në botë, Daniell Steel ka lexues të çmendur edhe në Shqipëri. Për këtë kategori lexuesish po sjellim dy prej romaneve më të fundit, rrëfime tipike “ala Danielle”: I pari është vëzhgim plot mprehtësi në realitet mes dashurisë dhe tradhëtisë në një mjedis pune, ndërsa i dyti sjell fatin e një skiatoreje që paralizohet dhe vendos të...
Sa herë përmendet emri i Stefan Cvajgut një tjetër shkëlqim merr letërsia. Një penë që diti të futej në skutat e qenies njerëzore, të ndiente dhimbjen e dashurinë, dridhjet dhe përshkënditjet bashkë me të; pena që dalloi detajet më të imëta të veprimeve dhe fizikut të saj, të cilat përcillnin shumë mirë atë çfarë fjalët nuk e thoshin dot. Hapësira...
Ky është një libër bazë që shënoi epokën e madhe të studimit të subkoshiencës njerëzore, shtysat dhe domethënien e tyre. Këtu zënë fill shumë nga teoritë e mëvonshme të Frojdit, një prej mendjeve më të spikatura të shekullit të kaluar
Ky është një nga romanet më të fuqishme në historinë që merr përsipër të rrëfejë. Arratisja shqiptare që në fillim të tranzicionit, udhëtimi fizik, i cili është temër qendrore në këtë poman. Por më të rëndësishme janë odisea dhe transformimi i shpirtit individual dhe kolektiv që përjetojnë emigrantët. Këtu është fuqia dhe mjeshtria e autorit
Vasfi Barutin nuk e intereson shumë dokumenti, po karakteri i Enver Hoxhës. Ne prej tij mbajmë mend plot skena të paharruara, ku pothuajse nuk ndodh asgjë dhe ngrihet në qiell sikur ka ndodhur gjithçka. I kemi pasur kudo komunistët: në lagjen tonë, në fshat, në repart, në fushë: kudo. Përditë jemi përshëndetur, i dimë mirë historitë e tyre, ashtu siç...
Është e imja kjo mbrëmje është vëllimi i nëntëmbëdhjetë i këtij autori, ku e gjithë përvoja e tij në lëmin e poezisë, përsosja e teknika poetike, por edhe kulminacioni në ndjeshmëri dhe në botën shpirtërore zbrasin plot sqimë dhe mjeshtri të rrallë. Skënder Rusi është ndër poetët më të mirë të kohës tonë, pa të cilin nuk mund të rroket përmasa e poezisë...
Një arritje e përsosur Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell ?ërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times
Falimentimi i Xhekut të vogël është një roman mbi administrimin e parasë dhe vështirësitë që lidhen me të, një temë mjaft e rëndësishme në edukimin e fëmijëve. Xhek Fullton, një amerikan i vogël që hyn në klasën e tretë të shkollës fillore, ëndërron të bëhet tregtar... Në këtë sipërmarrje të bukur e delikate, a do të arrinte Xheku të shmangte gabimet,...
Shtepia botuese Uegen sjell per lexuesit romanin e autorit te ri, Albion Çela, i cili shpalos nje talent narrativ dhe fuqi te thelle ne depertimet psikologjike dhe sendertimin e realitetit
Romani “Fitimtarët” e Danielle Steel është një tjetër kulm artistik në veprën e saj. Ajo sjell në mënyrë të fuqishme historinë e një skiatoreve që mbetet e paralizuar dhe bashkë me të atin i kapërcejnë të gjitha fatkeqësitë dhe shndërrohen në burim frymëzimi edhe për të tjerët në mënyrën sesi duhet sfiduar jeta
Fjalori frazologjik frëngjisht-shqip është botimi i plotë, i përgatitur nga Ndue Beleshi, i cili veç formimit filologjik, i bashkëngjit edhe përvojën personale prej shumë vitesh duke jetuar në vende frëngjishtfolëse
Ky eshte studim i plote mbi muziken popullore shqiptare, realizuar nga Vasil Tole
Frëngjishtja e re pa mundim e Assimil është bashkëkohore. Gramatika paraqitet në mënyrë thelbësore, bazuar në shënimet e veçuara. Ato ju çojnë në studimin e strukturuar të gjuhës, sidomos duke u përfshirë edhe mësimi përsëritës, që zhvillojet gjithnjë pas gjashtë mësimesh. Mësimet përsëritëse janë më të ngjeshura, mjaft të vlefshme, japin gjithmonë një...
Në librin Gjëmimi i bubullimës rimerren ngjarjet e lëna në Kur ushqehen luanët, duke vijuar kështu sagën e Courtney. Sean Courtney dhe i biri Dirk kuptojnë se lufta është gati për të filluar. Sean bie në dashuri me një grua që quhet Ruth.
Roland Spahiu është një zë i ri i letërsisë shqipe, i cili fillimisht ka botuar romanin "Fluturat". Tani keni në duar aforizmat e këtij shkrimtari të ri, me një tis poetik dhe madhështinë e fjalës
Ky botim jep informacione të plota me vlera për nxënës, studentë dhe studiues rreth Gjermanisë politike, ekonomike dhe sociale dhe peshën e saj brenda BE-se dhe botës.
Greqishtja e re pa mundim e Assimil është bashkëkohore. Gramatika paraqitet në mënyrë thelbësore, bazuar në shënimet e veçuara. Ato ju çojnë në studimin e strukturuar të gjuhës, sidomos duke u përfshirë edhe mësimi përsëritës, që zhvillojet gjithnjë pas gjashtë mësimesh. Mësimet përsëritëse janë më të ngjeshura, mjaft të vlefshme, japin gjithmonë një...
«Haiku»-“Hëna e dytë e ujit” është haiku i vërtetë, origjinal dhe poetëve më të mirë në botë, që e lëvrojnë haikun. Një pentagram për vete dhe i kthen notat në trokëllima ngashënjyese në veprën letrare që natyrisht s’këndohet, as në takte dhe as në mungesa muzikore. Sidoqoftë, ne kështu mësohemi t’i përjetojmë gjërat si për vete.
Regjisori i ri kthehet nga Perëndimi për të sjellë ndryshimin e jetës në vendin e tij dhe kjo përpjekje dëshmohet në mendimet e tij, kërkimet e thella, njohjen e asaj që quhet trashëgimi e natyrës dhe e botës së njeriut, si trupëzim i së kaluarës me të tashmen. Duan të luajnë dramën e jetës dhe hyjnë si dramë e tragjedi në jetën e kombit. Por, natyrisht...
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Greqia e Lashtë. Greqia dhe origjina e pushtetit romak: Greqia: Lufta kundër persëve Shekulli i artë i Perikliut Luftërat e Peloponezit...
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi: Historia Botërore dhe Qytetërimi 3: Roma e Vjetër. Roma, pushtimet e mëdha, perandoria kalingiane: Roma: Republika dhe epoka revolucionare Perandoria Anarkia ushtarake Triumfi i...
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 6: Perandoritë e Mëdha të Shenjta dhe jo të Shenjta, të Lindjes dhe të Perëndimit. Rilindja dhe Reforma: Rilindja në Francë, në Vendet e Ulëta, në Gjermani, në Britaninë e Madhe...
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 7: Mbretëritë e fuqishme të botës nga Luigji XVI deri në ditët e fillimeve të kohës së re. Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV: Luftërat fetare Anglia dhe Skocia e shek. XVI...
Një libër i munguar në bibliotekën tonë, përveç thërrimeve të hedhura aty-këtu dhe shënimeve të ndryshme të albanologëve, pa lënë pas dore edhe Fjalorin mitologjik të Todi Dhamës. Hyjnitë ilire është një libër i shkruar në shqip dhe në anglisht, në një të vetëm. Kultura e autorit spikat menjëherë në njohjen e perëndive ilire, domethënien e tyre, jetën,...