Wilbur Smith BUE034
New product
«Dhelpra e Artë» e Wilbur Smithit, më të madhit mjeshtër të aventurës në kohë tonë, të rrëmben men njëherë. Thonë që motivi i Smithit është: Ta mbërthejë për fyti dhe të mos e lëshojë atë deri në faqen e fundit. Dhe ai si mjeshtër e arrin gjithnjë këtë. Personazhet bëjnë po atë jetë, të rinj, duke mbajtur entuziazmin e duhur, ndonëse nuk heqin dorë nga manierat dhe zakonet sa në Londër dhe në Angola, në sheshveprimin e madh ku zhvillohen ngjarjet. Trishtim, mërzi dhe aventurë, po edhe keqardhja nuk mungon, kjo është një jetë plot gjallëri dhe furi të jashtëzakonshme
6 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 99927-48-15-X | |
Mbi të gjithë ngrihet simboli: Dhelpra e Artë. Mbaron tregimi, po smbaron në të vërtetë. Se ai të është injektuar në gjak. Kemi nevojë për një njeri të na ndjekë me kujdes në rrugën e ardhangët të subjektit dhe të metaforës. Sepse ajo ndodh edhe tek lexuesi që e përjeton thellë, te kushdo, tek ata që mendojnë se ia kanë hedhur, ajo ndodh, ky është rrethi vicioz i përjetshëm. Dhelpra e Artë, të tërheq me një fuqi magjike, është thjesht një kryevepër plot realizëm. Sigurisht personazhet të mbeten në mendje, kurorëprishës dhe të angazhuar. Takohen rastësisht dhe po ashtu dalin nga skena ku zhvillohet teatri i ngjarjeve. Atyre u ecën me gra, mërziten dhe hidhen nga një flirt kalimtar në tjetrin. Dhe bien në sy, pavarësisht se duken të qeta, madje mbështjellë me një tis lumturie, po duhen pikërisht këto njohje me homoseksualët po edhe me dashurinë e vërtetë, duket se janë dashnorë me gjak të ëmbël, që të kuptojnë gjendjen false të dashurisë... Por jo, nuk paska qenë kurrë e qetë, e lumtur, e paska shpikur enkas jo historinë, por dashurinë. Sfondi historik është aty. Dashnori i saj paska qenë një lake? Jo! Dashuria e saj mbështetet në një realitet sido që bie erë brishtësi. Çfaqe të mrekullueshme! Të gjitha futen në lëkurën e personazheve, madje gjithçka futet në zonën e mëkatit, sepse provohet dhe përjetohet dashuria, sigurisht që e fshehta nuk është më, rreziku largohet dhe prishen ekuilibra të shenjtëruar. Autori shpërfaq të nënkuptuar kotësinë e dashurive kalimtare, bie brenda, ndërsa ajo e pranon nën furinë e papërballueshme të pasionit se mëkati i rrezikshëm është tejet i ëmbël, prej kohësh ka rënë dhe ajo në kurthin e kuq. Si vetë Angola që ka rënë në këtë kurth.
| pages | 448 |
| ISBN | 99927-48-15-X |
| Published year | 2000 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mirela Papa |
«Një aventurë madhështore dhe një tregim i përsosur!» shkruar «Times». Ndërsa «Washington Post» shkruan: «Wilbur Smith dhe Vijtë e Nilit janë një fat, një aventurë, një personazh, një përsosmëri e mrekullueshme, e rëndë dhe që të mban në krahë.» «Aksion, vetëm aksion, një lëvizje e vetëtimtë dhe një të shkruar po aq veprues: ky është Wilbur Smith, ky...
«Ligji i shkretëtirës» i Wilbur Smithit nuk vuan nga ndjenja e madhështisë, zërat e brendshëm pëshpëritin ngado. E dukshme dhe e padukshme, me karaktere me fenomene mjaft interesante (thembra e Akilit në tensionin që mbart romani), përfshirë edhe nga dobësia njerëzore... Nuk ka në prozën e Wilbur Smithit mungesë figurash pa fenomenin e vrullshëm ngjizur...
I pasur me hollësi historike drithëruese dhe i mbushur me fuqi të papërsëritshme rrëfimi Triumfi i diellit është më e mira e mjeshtërisë së Wilbur Smithit.
Përsëri Afrika, me skenarët e saj të një bukurie madhështore, qëndron sfond i këtij romani të paharrueshëm.
Në librin Gjëmimi i bubullimës rimerren ngjarjet e lëna në Kur ushqehen luanët, duke vijuar kështu sagën e Courtney. Sean Courtney dhe i biri Dirk kuptojnë se lufta është gati për të filluar. Sean bie në dashuri me një grua që quhet Ruth.
Lexon me një frymë romanin e shkëlqyer të Wilbur Smith Papirusi i Shtatë dhe vë buzën në gaz, për të mos thënë se mbetesh pa frymë. Të gjitha të pëlqejnë në këtë libër: subjekti, figuracioni, paralelet me historinë e vjetër si dhe brutaliteti i egër i historisë së re, dashuria, ndonëse shumë gjëra duken false, një sprovë e dështuar për të paraqitur...
«Engjëjt qajnë» është një histori në dy kohë. Wilbur Smithi, autori, përveç që qëndron në pozicionin e tij të gjithnjëshëm, bir i Afrikës dhe njohës i përkryer i aventurës, tregohet po aq i zoti në ndjenjat e vërteta, njohës i shpirtit njerëzor, që ngrihet lart në hapësira që pakkush i ka hulumtuar.
«Asegai» është nga veprat e fundit të Wilbur Smithit. «Ky libër, shkruan një tjetër shkrimtar i madh, Stefen King, është një nga romanet historikë më të mirë. I tillë është Wilbur Smith. Ky kalorës modern i shkrimtarëve të shquar.»
«Perëndia e lumit» ose «përjetime të gjalla... përshkrimet e Smithit nuk ngecin askund në 600 faqet e tij... Perëndia e lumit ka një vrull të pandalshëm», shkruan Observer. Dashuria e doktor Duraid in al Samma i departamentit Egjiptian të Antikiteteve hapi dhe hyri në një varr në bregun perëndimor të Nilit në luginën e Fisnikëve. Sidoqoftë dr. Simma e...
Lexon me një frymë romanin e shkëlqyer të Wilbur Smith Papirusi i Shtatë dhe vë buzën në gaz, për të mos thënë se mbetesh pa frymë. Të gjitha të pëlqejnë në këtë libër: subjekti, figuracioni, paralelet me historinë e vjetër si dhe brutaliteti i egër i historisë së re, dashuria, ndonëse shumë gjëra duken false, një sprovë e dështuar për të paraqitur...