John Green BUE134
New product
Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.
9 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 978-9928-03-211-9 | |
Një libër që lexohet me një frymë. Diçka krejt tjetër nga "Faji në yjet tanë", por sërish nuk i ndahet dashurisë dhe dhimbjes, dy ekstreme që bashkëjetojnë, e që janë një tipar ngacmues i rinisë amerikane e pse jo edhe asaj botërore. Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme. John Green mund të quhet pa frikë shkrimtari i rinisë, i djemve dhe vajzave që i japin energjinë e pazakontë botës, edhe pse shpesh janë edhe problemi numër një i saj. Për vitin 2014, ai u shpall shkrimtari më i mirë në Amerikë.
| pages | 342 |
| ISBN | 978-9928-03-211-9 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtë botë, por ke njëfarë mundësie për të zgjedhur nga kush mund të lëndohesh.
Mbresëlënës, me dialogë inteligjentë dhe me shije. Humori ku do të qeshni me të madhe ndërthuret me hidhërimin e thellë. Proza e Green-it është marramendëse - nga zhargoni gazmor dhe intelektual, tek filozofitë komplekse apo vëzhgimet dhe të vërtetat shokuese. SLJ (School Library Journal)
Mbresëlënës, me dialogë inteligjentë dhe me shije. Humori ku do të qeshni me të madhe ndërthuret me hidhërimin e thellë. Proza e Green-it është marramendëse - nga zhargoni gazmor dhe intelektual, tek filozofitë komplekse apo vëzhgimet dhe të vërtetat shokuese. SLJ (School Library Journal)