Arlinda Guma, Liridon Mulaj A-000499
New product
Ne kete set kemi futur dy libra te autoreve te rinj shqiptare: Liridon Mulaj dhe Arlinda Guma; romanet e tyre i kemi perfshire ne nje set rekomandimesh per tu njohur me keto prurje, dhe per ti bere pjese te leximeve tuaja verore.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
Seti me dy libra permban:
“Bob legjenda” nga Arlinda Guma
Ky mbetet nder krijimet me te mira te autores dhe nje nga romanet me cilesore te zhanrit psikologjik, ku gershetohet thellesia e depertimit tek personazhi dhe regjistra te larmishem te ironise dhe sarkazmes
Bobi është një shkrimtar i ri, i cili ka frikë të përballet me sentimentet. Dhe të gjithë diellin që ka brenda vetes, ia rrezaton botës si një fëmijë i prape, që me copëza pasqyrash në duar, verbon kalimtarët nëpër rrugica. Ai i urren romanet rozë dhe druhet se mos shkruan edhe me jetën e tij një të tillë. Dhe kjo i sjell një seri keqkuptimesh me vajzat. Shqetësimet e tij intelektuale, si të tilla, janë tejet të stërholluara, por gjuha me të cilën ai ia përcjell lexuesit, është e thjeshtë, e gjallë, gazmore, origjinale, e drejtpërdrejtë, autoironike.
Bobi sapo ka dalë nga një marrëdhënie dashurie traumatike, dhe siç rrëfen dhe vetëshpoti, ngjan me një aeroport të sertë, të bombarduar, që nuk lejon të kalojnë metale që tringëllijnë. Por ndërsa ai kujdeset që të mos lërë të kalojnë “xhingëllat metalike”, një vajzë që ngjan sikur është arratisur nga Fronti i Rezistencës, mu nën hundën e tij, është duke i kaluar tanket...
Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i huaj për atë ambient, Bobi gjen strehë te përjetësia, me të cilën ka një raport plot ilaritet... Përjetësia do t’i japë më në fund, atë që nuk do t’i hyjë më në punë për asgjë...
“Mos harro te me kujtosh” nga Liridon Mulaj
Si në gjysmë ëndërr përjetova lumturinë e fëmijëve, që luanin në oborrin e atij fshati fqinj ndanë rrugës. Dritat e semaforit që fikeshin e ndizeshin. Nëpër kllapi më vargëzoheshin fragmente përjetimesh të gjalla, që ndërthureshin me skena të pajetuara më parë, fryt i dëshirës e peng i mundësisë.
Mandej kujtimet zhvendoseshin buzë një lumi, rrethuar me zallishte ku bretkosat e vogla hidheshin me dembeli nëpër gurë dhe vuanin nga thatësira. Mbi rrëpirën e dheut të lagur, ngrinin krye shtëpitë e fshatarëve, të lyera me gëlqere e rrethuar me gardh prej teli. Mandej përnjëherë, gjendesha në qytet, teksa bridhja rrugëve me Ninon e vogël, e ku askush nuk pyeste për zhurmën që krijonin përplasjet e miliona këpucëve në trotuare.
Më pas Nino zhdukej, dhe era që frynte krijonte boshllëqe, ku mungesa bëhej dhe më e dhimbshme. Fytyra që qanin, ngërdhesheshin e qeshnin si të harlisur në atë simfoni të çmendurish.
Gjithçka ngjante si një rrotullim rreth vetes në një dhomë të veshur me pasqyra asimetrike, ku këmbët pasqyroheshin më të mëdha; koka e hollë dhe veshët që gati s’dukeshin, i jepnin portretit tim një hije marroke, si për të vërtetuar se jeta i ngjante më fort një eksperimenti laboratorik, sesa një rrjedhe normale.
| Lloji i botimit | Paperback |
| Published year | 2020 - 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |