Bob legjenda View larger

Bob legjenda

Arlinda Guma A-000366

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky mbetet nder krijimet me te mira te autores dhe nje nga romanet me cilesore te zhanrit psikologjik, ku gershetohet thellesia e depertimit tek personazhi dhe regjistra te larmishem te ironise dhe sarkazmes

More details

97 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928464606

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Bobi është një shkrimtar i ri, i cili ka frikë të përballet me sentimentet. Dhe të gjithë diellin që ka brenda vetes, ia rrezaton botës si një fëmijë i prape, që me copëza pasqyrash në duar,  verbon kalimtarët nëpër rrugica. Ai i urren romanet rozë dhe druhet se mos shkruan edhe me jetën e tij një të tillë. Dhe kjo i sjell një seri keqkuptimesh me vajzat. Shqetësimet e tij intelektuale, si të tilla, janë tejet të stërholluara, por gjuha me të cilën ai ia përcjell lexuesit, është e thjeshtë, e gjallë, gazmore, origjinale, e drejtpërdrejtë, autoironike.

Bobi sapo ka dalë  nga një marrëdhënie dashurie traumatike, dhe siç rrëfen dhe vetëshpoti, ngjan me një  aeroport të sertë, të bombarduar, që nuk lejon të kalojnë metale që tringëllijnë. Por ndërsa ai kujdeset  që të mos lërë të kalojnë “xhingëllat metalike”, një vajzë  që ngjan sikur është arratisur nga Fronti i Rezistencës, mu nën hundën e tij, është duke i kaluar tanket...

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i huaj për atë ambient, Bobi gjen strehë te përjetësia, me të cilën ka një raport plot ilaritet... Përjetësia do t’i japë më në fund, atë që nuk do t’i hyjë më në punë për asgjë...

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages294
ISBN9789928464606
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1