Catalog
Këtu femra nuk ndodhet e pasqyruar...
Subcategories
Libri me tregime “Spaletat”, me autor Kliton Nesturi Diku një shitëse librash, ku koha e egër nuk ja ka zhveshur dot fisnikërinë,Diku një djalë i ri, ku dashuria e pastërt e të cilit ndeshet me murin absurd të politikës.Diku një kazan mbeturinash, ku gjendet një uniformë ushtaraku e braktisur. E kështu me radhë Kliton Nesturi na jep të shkruara me një...
Ky libër është një nga kryeveprat e Jean Giono, i cili sot konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë europiane. Veprën e natyrës epike shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit
Një roman ndryshe i Isabel Allende, një rrëfim magjik dhe një shtegim i thellë në kërkim të lirisië së individit: “Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.” – këtu zë fillë historia e këtij romani, ngjarjet e të cilit tregojnë betejat kundër skllavërisë që në shekullin e XVIII
40 receta antipastash të zgjedhura nga Academia Barilla, frymëzuar nga tradita italiane: pjata tradicionale, variante të krijuara duke u bazuar në klasiket dhe risi, që vijnë si një prelud i shkëlqyer i një vakti të mirë.
Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta. Një libër që nuk mund të mungojë në kuzhinën tuaj.
Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit. Është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers.
Ky roman është një epos shumëzërësh nga një udhëtim jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet dhe ndjenjat tona. Një libër, poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionin njësoj sikurse thellësia e mendimit të tij.
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Cezari dhe Kleopatra satirizon përdorimin e historisë të Shekspirit dhe komenten me ironi politikën e kohës kur vetë Shaw jetoi, por nuanca e melankolisë që përshkon veprën e bën atë një nga dramat e tij më me ndikim.
Virginia Woolf i tërheq vëmendjen mjeshtërisht lexuesit për ndryshimet, si njerëzit e mendojnë dhe e trajtojnë njëri - tjetrin, duke sjellë në mënyrë brilante ndjeshmërinë e kohës kur është shkruar ky libër, përmes syve të karaktereve të këtij romani, mbase ndjeshmërinë e vetë jetës së saj.
Lirik dhe tronditës, i ashpër dhe romantik, "Lamtumirë Lolitë!" është debutimi italian më i fortë dhe befasues e viteve të fundit.
Në akuzat e saj të hekurta kundër shtypjes së gruas, Jelinek i beson, nga njëra anë, gjuhës dhe nga ana tjetër, zgjedhjes së personazheve. Ajo ka një stil krejt të veçantë dhe një terminologji që shfrytëzon zhargonin e shkarravinave në muret metropolitane, e burokracisë, e revistave mashkullore dhe vë në skenë dy protagonistë absolutisht pa emra, që në...
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
Një romancë e bukur dashurie që përvijohet nga një humor i hollë dhe pasion i zjarrtë. “Neandertali kërkon njeriun” është romani i parë i serisë së librave “Grupi i punës me shtiza”
Ky libër kryeson listat letrare në mbarë botën, - një triller i jashtëzakonshëm për të cilin flasin të gjithë. Ai është përkthyer në të paktën 18 gjuhë të botës
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...
“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë. Libri...
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Një roman i shkëlqyer, në të cilin na rrëfehet me një vërtetësi dhe lirizëm të hollë jeta e vërtetë e një prej geishave më të njohura të Japonisë.
Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy personezhet kryesore, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës...
Vajza që le pas është një histori drithëruese dashurie, humbjeje dhe sakrifice e treguar me mjeshtërinë e Moyes që të mbërthen zemrën e mendjen pas çdo faqeje leximi.
Libri flet për zhvillim konkret të Kongresit të Berlinit, i parë nga raportet që Karateodor Pasha, kryetari i delegacionit të Portës së Lartë, i dërgonte qeverisë së së tij dhe udhëzimet që qeveria turke i dërgonte delegacionit të saj, në Berlin. Nëpërmjet komunikimeve me letra dhe telegrame e radiograme, kupton se si u zhvillua ai kongres. Bismarku, me...
Në këtë vëllim përfshihet "I martuari i përjetshëm". Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore)
«Bota e ëndrrave» ose ndryshe Psikologjia e ëndrrave shtron para lexuesit teorinë dhe praktikën, me plot shembuj dhe shpjegime interesante. Në do që të mësosh më tepër këtë libër jo abuziv, interesant dhe emocional sa i përket interpretimeve, shpjegimeve të mbështetura në psikologjinë ëndërrore. Haziel është i njohur si psikolog i ëndrrave, për më tepër...
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka...