Anton P. Çehov BUE119
New product
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra dhe novela. Si mund të bjerë në sy një tregim si Zonja me Kone kur kemi një Ana Kareninë, apo Pavioni numër 6, kur kemi Krim e Ndëshkim? Por Zonja me Kone dhe Ana janë të dyja romane, gjithashtu dhe Pavioni është roman. Po edhe Kryqi i Anës është po aq i thellë dhe tronditës sa Ana.
898 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
Ç'mbetet nga Ana Karenina? Hedhja në rrotat e trenit. Ç'mbetet nga Zonja me Kone? Asgjë pothuajse, dy të dashuruar, dy prishës kurore, që s'dinë ku të shkojnë. As skena sensacionale, as ekzotizëm, pothuajse asgjë, madje as subjekt të përvijuar, një tymtajë subjekti e një zjarri që digjet nën tokë. Kështu pothuajse në gjithë veprën e Çehovit. Kujtdo lexuesi, besohet, po t'i vinin përpara dy veprat dhe të thoshin zgjidh, pa mëdyshje do të rilexuar Zonjën me Kone. Pse? Sepse një zonjë të tillë e sheh, e ndjen, ke të bësh më të, është kaq tokësore, kaq e thjeshtë në perceptim, një furi e çuditshme, jo rrëfim i një shkrimtari, po përjetimi vetjak, një nxitje për t'u rrëfyer secili prej nesh si para një psikanalisti, që përdor metoda për të na i nxjerrë jashtë sekretin...
Lloji i botimit | Hard Copy |
Shtëpia botuese | Uegen |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...
Na duket se me Çehovin jetojmë nën një kulm. Çehovi pritet të vijë çdo çast, ndoshta pse jo edhe në restorant dhe të darkojë ngjitur me ty dhe gjithë kohën të kollitet. Ti e sheh nga afër dhe ai s'ka asgjë që të bëjë përshtypje, madje të vjen keq për të, sepse kollitet dhe pështyn gjak. Sëmundja tek ai përparon, po askush nuk shqetësohet, sepse ai nuk bën...

Për Çehovin mund të thuash shumë gjëra, po rrezikon të përsëritesh. Bie fjala ai mbahet si pararendësi më shprehës i të rrëfyerit sa më shkurt. Heminguej përmend romanet e Turgenievit si shprehje kuptimplote të modernitetit, po për arsyet e tij, ai nuk e shikon këtë të Çehovi. Kjo është e habitshme. Një gjë e tillë është e njohur me shkrimtarët e mëdhenj....

Personazhet e Çehovit dashurojnë dhe kur flasin për dashurinë duket se fshijnë një pikë lot në cep të qepallës. Njeriun në këllëf mind ta kesh në shkollë, në një shkollë të Tiranës apo edhe të Çorovodës. Ata komunikojnë pak të tupur, ndonëse përgjithësisht jetojnë vetëm ose me të tjerë, hanë në shtëpi ushqim të çastit në këmbë, ose ulur, janë të përpiktë...

Çehovi i donte njerëzit me një dhembshuri në përgjithësi dhe udhëhiqej nga ideali i shkrimtarit humanist për ta parë jetën e mërzitshme monotone e të përsëritshme me dashurinë e një të afërmi. Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet që do të dëshironte të shihte, mirësia ishte e fshehur. Prirja e Çehovit si shkrimtar ishte të zbulonte këtë mirësi të fshehur, por...