Zonja Dalloway View larger

Zonja Dalloway

Virginia Woolf SB0065

New product

Përshkrim i shkurtër

Virginia Woolf i tërheq vëmendjen mjeshtërisht lexuesit për ndryshimet, si njerëzit e mendojnë dhe e trajtojnë njëri - tjetrin, duke sjellë në mënyrë brilante ndjeshmërinë e kohës kur është shkruar ky libër, përmes syve të karaktereve të këtij romani, mbase ndjeshmërinë e vetë jetës së saj.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN99927-886-9-0

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Londër, fundi i Luftës së Parë Botërore, nën prehjen e të nxehtit të verës, Klarisa, zonja Dalloway, gatitet për një nga mbrëmjet e saj të mrekullueshme. Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.

Jeta sedentare e Klarisa Dalloway, mes popullaritetit, sërës dhe dramës vetjake të saj, është më shumë se kaq, po të vëzhgosh rreth saj: një i ri me emrin Semptius që shkon ngadalë në marrëzi, për shkak të tronditjeve psikike; vajza e saj, Elisabeta, që pret të bëhet grua, Piteri me të shkuarën dhe pasionet tronditëse, martesa e saj vanitoze, jeta me një përditshmëri monotone mes librave dhe përpjekjes për të mos mbetur nën skllavërinë e kësaj monotonie, vetë ajo, Klarisa, ngecur në rrjetën e gjithë kësaj hullie, të cilën i duhet ta përballojë me cilësitë e një zonje.

Me një perspektivë të brendshme, historia udhëton para dhe pas në kohë, si dhe brenda dhe jashtë mendjeve të personazheve për të ndërtuar një imazh të jetës së Clarissa-s dhe një strukturë sociale brenda luftës.

Në tetor të vitit 2005 ky roman është listuar nga revista Time si një nga romanet më të mirë të shkruar në gjuhën angleze që nga viti 1923.

Data sheet

pages208
ISBN99927-886-9-0
RedaktoriPerikli Jorgoni
Published year2004
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDorjan Kroqi