Catalog
Këtu femra nuk ndodhet e pasqyruar...
Viewed products
Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë....
Subcategories
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllëmbët e veta, e puthi.
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
Mbase vepra më e rëndësishme filozofike e shekullit të 20-të, "Traktat logjiko-filozofik" ishte puna e vetme filozofike që Ludwig Wittgenstein botoi sa kohë ishte gjallë. I shkruar në paragrafë të shkurtër, por brilantë, arriti të kapte imagjinatën e një brezi të tërë filozofësh.
Zarathustra nuk i favorizon të dobëtit, nuk i inkurajon të ashtuquajturit të bindur.
Të gjithë i njohin Madi dhe Xhek Hanter. Madi është një figurë e njohur televizive, një moderatore e vlerësuar me çmime. Xhek është drejtuesi i rrjetit mediatik. Për botën, martesa e tyre është si nëpër përralla. Por pas dyerve të shtëpisë së tyre, historia rrjedh ndryshe.
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera - në shumicën e rasteve - e ndjej që ajo s'kalon . Minutat e dridhshme shkrihen sa gjatë-gjerë, më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt.
Në vitin 1942, Amerikanët e parë arritën në Angli në janar dhe në Afrikën e Veriut Korpusi Tokësor Afrikan i Field Marshallit Erwin Rommel filloi kundër-ofensivën për rimarrjen e Tobruk (një qytet port në Libi) në qershor.
Duket gati e pamundur, por kurrë e ardhmja nuk mund të parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo që sot duket e pakonceptueshme, nesër mund të bëhet e mundur. Nuk arrihet kurrë në pikën kur e ardhmja mund të konsiderohet e mbyllur. Kjo është domethënia e ndërlikuar e një ekzistence të përjetshme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i kufizuar...
Ky është një nga ëndërrshpjeguesit më të të plotë në botë, që përmban mbi 10000 ëndrra.
Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore. Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
I ndiqja tek iknin me një brengë të thellë në shpirt. Ndoshta çdo gjë do të kishte shkuar mirë pas ndarjes, por kur ja, Vanjushka, pasi bëri disa çape dhe duke u ngatërruar me ato këmbkat e vockla, më tund doçkën e tij të kuqe.
Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit.
Interesi mendor i fëmijës për enigmat e seksit dhe dëshira e tij për një njohje seksuale shfaqen në një moshë pabesueshmërisht të hershme.
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja.
Revolucioni është i suksesshëm kur ai zhvillohet në mënyrë të pavullnetshme sepse kur është i vullnetshëm ai i imponon idetë e tij tek te tjerët
E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.
Në "psikopatologjia e jetën e përditshme" Freud shqyrton bazën psikologjike për të harruar emrat dhe fjalët, keqpërdorur fjalët në të folur dhe në të shkruar, si dhe gabime të tjera të ngjashme. Shqyrtimi i lëndës Frojdit është diskutuar gjerësisht nëpërmjet përdorimit të historive dhe shembuj. Ky libër është një nga veprat më të lexuara të Freud.
Vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: Ferri janë të tjerët! Tre shpirtra të mallkuar, Garcin, Inès, dhe Estelle, janë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë prisnin tortura të tmerrshme për t'u ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë...
Njerëzimi nuk ka qenë kurrë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
Mund të duket paradokasale, por nuk është. Është e vërtetë ekzistenciale: Vetëm ato që janë në gjendje që të rrinë vetëm, janë në gjëndje që të dashurojnë, të ndajnë gjithçka me tjetrin, pa e poseduar dhe pa u bërë të varur, pa e katandisur në një send e pa e frustruar.
Libri i parë i serisë së djemve, "Thjesht fqinjë" na prezanton me Mel Fuller. Mel është një vajzë periferie, e cila zhvendoset në Nju Jork ku punon si kolumniste e lajmeve rozë, por me një ëndërr: raportimin e historive të rëndësishme.
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe...
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Etja për udhëtime është historia e Audrey Driscoll. E mbetur jetime që në moshë të njomë, Audrey u rrit duke u përkujdesur për gjyshin milioner dhe ekscentrik, si dhe për motrën e saj më të vogël Annabelle, e cila pretendonte se Audrey do të ishte gjithmonë e gatshme për ta.
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit.
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore.
Në botë ka vetëm një energji dhe ajo është energjia e seksit. Madje edhe nëse Zoti ka krijuar diçka, atë e ka bërë me ndihmën e seksit. Fëmija, jeta lindin falë seksit.